-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si duhet të veprojmë në ato xhami që kanë varreza a lejohet të falemi aty?

Më të lexuarat

Gjithë hamdet e falenderimi i takon Allahut s.v.t. përshëndetjet dhe lutjet tona me salate dhe selame të pafundme janë për të dashurin tonë të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.

Rregulla bazë islame është se xhamia dhe varri nuk duhet të jenë në të njëjtin vend. Rreth kësaj ka pajtueshmëri të gjerë tek dijetarët islam.
Futja e varreve në brendësi të xhamive është një risi e cila u shfaq në kohët e mëvonshme. Si dukuri që kishte ndodhur tek popujt e mëhershëm dhe mund të ndodhte edhe tek ummeti i tij kishte paralajmëruar vet i Dërguari i Allahut sal-laAllahu alejhi ve sel-lem . Ai thoshte: “Vëni re, vërtetë ata që ishin para jush varret e të dërguarve dhe njerëzve të mirë i morrën për faltore. Kujdes,Mos i merrni varret për xhamia faltore, sepse vërtetë unë u ndaloj nga ajo.” (Transmeton Muslimi, nr 532)

Pra është e ndaluar rrëpësisht që të bashkohen varri dhe xhamia në të njëjtin vend.
Mirëpo, nëse është gjendje faktike që veçmë ka ngjarë dhe falet namazi në një xhami të këtillë, a thua ç’ka është gjendja e atij namazi?
Parimisht themi se me konsensus të dijetarëve. nuk duhet falur në xhamiat, në të cilat ka varr.
Rrjedhimisht shumica e juristëve islam-xhumhuri (Hanefitë, Malikitë dhe Shafiitë )këtë e konsiderojnë të urryer-mekruh.
Megjithse e konsiderojnë të urryer ata namazin e falur në xhami ku ka varr, e i cili ka plotësuar kushtet e tjera, e cilësojnë si të saktë dhe obligimi është kryer me të.
Ndërsa përballë këtij mendimi janë Hanbelitë të cilët në këtë qështje kanë qëndrim më rigoroz dhe konsiderojnë se falja në xhamitë, në të cilat ka varr
është haram e ndaluar dhe si i tillë namazi aty është i kotë e nuk pranohet.
Prandaj ai duhet përsëritur në një vend apo në një xhami ku nuk ka varr.
Ky është qëndrimi i Jursitëve Islam rreth kësaj qështje të zhveshur nga rrethanat tjera përcjellëse, mirëpo varri mund të jetë brenda apo jashtë xhamisë, në drejtimin e kiblës apo anash, varr i synuar apo i anashkaluar e rrethana tjera përcjellëse.
Kësisoj prej rrethanave vështirësuese edhe më tepër është, nëse falësi i namazit në xhami në të cilën ka varr, synon bekimet e personit të varrosur aty në xhami, për shkak të historisë e veprimtarisë së tij të bujshme të cilën e ka pasur.
Në këtë rast, me konsensus të dijetarëve namazi është haram – i ndaluar rreptësisht, sepse në këtë rast era e shirkut – politeizmit është tepër afër, nëse veçmë nuk ka rë në të. Madje kjo është arsyeja kyqe, të cilën edhe vetë i dërguari Allahut s.a.v.s. e kishte theksuar kur e kishte ndaluar marrjen e varreve të njerëzve të mirë për faltore, prandaj me konsensus të dijetarëve në këtë rast, namazi është i kotë dhe është rrëpsisht i ndaluar.
Ndërsa rrethana e dytë vështirësuese është nëse varri është në drejtimin e kibles përpara namaz-falësit, ku edhe në këtë rast te shumica e dijetarëve namazi është i ndaluar -haram.
Përndryshe, rrethanë lehtësuese në këtë qështje është që nëse varri është jashtë objektit të xhamisë i ndarë prej xhamisë, me murë etj edhe pse mund të jetë afër xhamisë, mirëpo është muri i cili ndan varrin dhe xhaminë, atëherë në këtë rast varri nuk konsiderohet pjesë e xhamisë dhe për këtë arsye falja aty lejohet me konsensus.
Shejh Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, në lidhje me situatën e fundit thotë: “Nëse varri është në drejtim të kibles, atëherë më e sigurtë është që të ketë edhe një mur tjetër ndërmjet xhamisë dhe varrezave, përveç murit të xhamisë, ose një rrugë që i ndan. Kjo do të ishte edhe më e sigurtë dhe më e preferueshme që të jetë sa më larg kibles së tyre. Por nëse është në të djathtë të xhamisë apo në të majtë të saj, pra në të djathtë të namazfalësve apo në të majtë të tyre, kjo nuk do t’i dëmtojë fare, sepse nuk janë drejtuar drejtë tyre , pasiqë nuk janë në drejtim të kibles dhe rrjedhimisht është më larg dyshimit.
Kështu pra në bazë të kësaj pyetësi le të vlerësoj gjendjen e xhamisë për të cilën ka pyetur.
Nëse varri është brenda xhamisë, mundësisht le ta evitojë dhe mos të falë në të, e namazet me xhemat le t’i falë në ndonjë xhami ku nuk ka varr, edhe nëse e ka më larg, ngase kështu namazi i tij do të jetë më në rregull sipas të gjithë dijetarëve dhe zemra e tij më e qetë. Aq më tepër nëse varri është në pjesën e parme të xhamisë.
Mirëpo, nëse është jashtë xhamisë, atëherë mund t’a frekuentojë dhe të falët në atë xhami pa problem.

Vallahu telala A’lem.

Burimi: pergjigja.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit