9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Si duhet të jetë falenderimi për mirësitë që Allahu i ka dhënë muslimanit?

Më të lexuarat

Pyetje: Si duhet të jetë falenderimi për mirësitë që Allahu i ka dhënë muslimanit? Dhe çka është obligim për muslimanin kundrejt këtyre mirësive të shumta që nuk mund të numërohen e as të llogariten?

Përgjigje: Falenderimi për mirësitë që Allahu i jep muslimanit është obligim dhe kjo garanton vazhdimësinë dhe ruajtjen e tyre.

Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar thotë:

”(Kujto edhe) kur Zoti juaj shpalli: “Nëse falenderoni (duke pranuar besimin e duke adhuruar vetëm Allahun), Unë do t’ju jap akoma më shumë (nga begatitë e Mia), por në qoftë se jeni mohues, atëherë me të vërtetë që ndëshkimi Im është i rreptë.” Ibrahim 14:7

Falenderimi përbëhet nga tre shtylla dhe pa këto tre shtylla, ai nuk quhet falenderim.

Shtylla e parë:

Ta dish në brendësinë e vetes tënde dhe në zemrën tënde, se këto mirësi janë nga Allahu (xhela ue ala), janë begati që vijnë prej Allahut, për ty dhe muslimanët.

Shtylla e dytë:

Përmendja e tyre me gojë:

 ”Dhe dhuntitë e Zotit tënd shprehi!” Ed-Duha 93:11

Kështu që ti i përmend mirësitë e Allahut, e falënderon Allahun për to, i përkujton vëllezërit e tu për këto mirësi dhe i urdhëron ata që të falenderojnë Allahun për këto mirësi.

Shtylla e tretë:

Përdorimi i këtyre mirësive në bindje ndaj Allahut (azze ue xhel), bindje ndaj Atij që i jep këto mirësi dhe që është përgjegjës për to.

 

 

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit