2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Si duhet të falemi kur jemi në avion?!

Më të lexuarat

Mënyra e faljes së namazit në avion

PYETJA:
I nderuari hoxhë! Ju lutem, më tregoni si duhet muslimani ta kryej namazin në avion? Vallë, është më mirë ta kryej namazin në kohën e tij të parë apo është më mirë të pres derisa avioni të zbres në aeroport, duke e ditur se do të zbres para kalimit të kohës së namazit?

PËRGJIGJJA:
Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Krijuesit të Gjithësisë, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…

Nëse muslimani gjendet në avion kur hynë koha e namazit, atëherë është i obliguar që ta kryej namazin sipas mundësive të tij. Nëse mund të falet në këmbë dhe është në gjendje ta kryej rukunë dhe sexhden, le të veprojë kështu. Nëse nuk ka mundësi që ta kryej namazin në këmbë, mund të falet duke qenë ulur dhe duke u përkulur (duke e lëshuar pjesën e epërme të trupit) me rastin e kryerjes së rukusë dhe të sexhdes (për sexhde do të përkulet më shumë, vër përkth.) Nëse në avion gjen vend ku ka mundësi që ta falë namazin në këmbë dhe ku mund ta kryej sexhden në dysheme, e ka obligim (vaxhib) që të falet kështu, e kurrsesi duke qenë ulur. Argument i kësaj janë fjalët e Allahut xh.sh.: “Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni.” (Et-Tegabun: 16)

Pastaj, janë edhe fjalët e të Dërguarit të Allahut (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) drejtuar Imran ibën Husejnit derisa ishte i sëmurë: “Falu në këmbë, nëse nuk mundesh, atëherë ulur, e nëse nuk mundesh as ulur, atëherë në krah. “ (Buhariu)

Hadithin e përmend edhe Nesaiu me zinxhir autentik të transmetuesve, por edhe me një shtojcë: “…dhe nëse nuk mundesh, atëherë (i shtrirë) në shpinë.”

Në të vërtetë, më së miri është që namazi të falet në kohën e tij të parë. Është e lejuar të shtyhet para përfundimit të kohës së namazit, me qëllim që të falemi në tokë, duke u mbështetur në argumente (të tjera) të përgjithshme.

Dispozita e njëjtë vlen edhe për kryerjen e namazit në veturë, në tren apo në anije.

Shejh ibën Bazi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit