1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

SHTATË KURORAT

Më të lexuarat

1. Kurora e dhikrit (përmendjes së Allahut)

La ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike leh, lehul Mulku ue lehul-hamdu ue huve ala kul-li shejin kadir

(Nuk i takon askujt adhurimi përveçse Allahut, të Vetëm e i pa rival. Atij i takon Sundimi dhe Lavdërimi dhe Ai është i Gjithëfuqishëm mbi çdo gjë).

2. Kurora e tesbihut (të lartësuarit e Allahut)

SubhanAllahi ve bihamdihi, adede halkihi ve rida nefsihi ve zinete arshihi ve midade kelimatihi

(I Madhëruar qoftë Allahu, aq sa është numri i krijesave të Tij dhe aq sa dëshiron Ai vet, po aq sa është i bukur Arshi i Tij dhe aq sa është e pafund për t’i shkruar fjalët e Tij).

3. Kurora e lutjes

Rabena atina fi dunja haseneten ve fil ahireti haseneten ve kina adhabe nar

( Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit të Xhehenemit).

4. Kurora e istigfarit (kërkim faljes)

Allahume ente Rabbi la Ilahe il-la ente halakteni ve ene abduke ve ene ala ahdike ve vadike mestet’atu eudhu bike min sherri na sanatu eb`u leke bi nimetikealeje ve eb`u bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la Ente.

(O Allah, ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të kem mundësi; Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, Unë jam mirënjohës ndaj dhuntive Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje).

5. Kurora e mburojës dhe mbrojtjes

Bismil-lahil-ledhi la jedur-ru me’a-ismihi shej’un fil-erdi ve la fis-semai ve huves-semiul-alim

(Me emrin e Allahut pranë emrit të të Cilit nuk të bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai është që shumë dëgjon dhe që di çdo gjë).

6. Kurora e largimit të vështirësive

La ilahe il-la Ente Subhaneke inni kuntu minedh-dhalimin

(Nuk i takon askujt adhurimi përveçse Allahut, i Lartësuar je ti o Zot, unë isha prej atyre që i bën padrejtësi vetes).

7. Kurora e të qenurit i qetë dhe i rehatshëm

La haule ve la kuvete il-la bil-lahi

(Nuk ka ndryshim e as forcë pa ndihmën e Allahut)

Bëje që këto kurore ta zbukurojnë kokën tënde dhe ta lagin gjuhën tënde nga të përmendurit e Allahut në formën më të bukur dhe më të mirë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit