Droni Bayraktar ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në luftën e Sirisë, në Libi, gjatë konfkiktit Azerbajxhan-Armeni, si dhe së fundmi në Ukrainë.
Shqipëria bëhet vendi i parë në Ballkan e cila furnizohet me dronin e mirënjohur turk Bayraktar.
Lajmi u bë i ditur sonte në faqen zyrtare të kompanisë Baykar, e cila shkruan se me Shqipërinë kanë nënshkruar marrëveshje për eksportin e dronit të armatosur Bayraktar TB2 SIHA.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
/TRT Balkan/