9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Më thuaj, cila është më mirë?

Më të lexuarat

Adhurimi i krijesave që bëni duke iu dhënë formën atyre me duart tuaja, dhe në fund thoni se këta që bëmë dhe formësuam janë zota, a këta që ju i bët si pikturë apo si
skulpturë, thoni se janë krijuesë?

A nuk ndaleni vallë të mendoni se çfarë del nga gjuhët tuaja, dhe pastaj pretendoni se jeni mendjendritur, dhe mundoheni ta mësoni një botë të mbarë?!

Ju jeni që i quani të Dërguarit e Allahut si bijë të Zotit, siq vepruat me Uzejrin dhe Isain alejhimaselam. I morët për t’u adhuruar, duke pretenduar se këta kanë cilësi hyjnore. Dhe nuk u ndalet me kaq, por adhuruat kryqin që në të jua vran Zotin apo të birin e Tij siq ju pretendoni. Po pse vallë vepruat kështu, pse morrët kryqin si simbol të adhurimit kur në të ju mbytë Zoti sipas jush ose i biri i Tij? A nuk duhet mallkuar vendi ku u gozhdua i adhuruari juaj?

Kjo është më mirë apo Allahu, Krijuesi I gjithësisë, që është I pafillim dhe I pambarim, I cili më së miri flet për vetën e Tij kur thotë:
“Allahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Tij. Ai është Mbikqyrës I Përhershëm dhe I Përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja e as gjumi, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më I Larti, më I Madhi.

Cili është Krijuesi, atë që ju përshkruat si të dobët, që dora e njeriut mund ta mbysë, apo Allahu I Gjalli I Përjetshmi?

O njerëz, ju që nuk besoni siq na mësoi i Dërguari i Allahut Muhamedi alejhi selam; Bëhuni të drejtë siq Allahu është I Drejtë me ju, mendoni se Allahu mendjen jua ka dhurur për të menduar! Bëni mirë nëse ktheheni nga këto besime të kota, sepse Allahu në çdo moment bën mirë me ju, jini një bashkësi e vetme duke u bërë mysliman siq është Allahu një I Vetëm!

A kjo është më mirë apo adhruimet e kota që ju bëni duke ndërtuar statuja në pamjet tuaja dhe duke thënë se këta janë zota tuaj? Kur është bërë që krijesa më e ndërtu Krijuesin e saj?
Kur është bërë që njeriu ta pikturojë apo skulpturojë Krijuesin e gjithësisë, Atë që nuk ka fillim dhe as mbarim?

A ka padrejtësi më të madhe se kjo? Prej jush përgjigje kërkoj!

Shkroi: Fitim Gërguri
Bardh i Madh
20.12.2022

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit