10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kur vëllazëria islame tejkalon çdo dimension tjetër – Cili është sekreti i kësaj fotoje?!

Më të lexuarat

“Fotoja e këtij tifozi marokien, u bë virale për shkak të atyre që e “tallnin” e që shkruanin se: ‘Duhej të rregullonte dhëmbët para se të shkonte në Kupën e Botërorit’.
Ky shënim u shpërnda me një shpejtësi marramendëse, dhe i shkoi një numri shumë të madh njerëzish, gjithashtu edhe kirurgut dentar jordanez Shadi Shejh. Direkt pas kësaj, ai shpërndau një postim ku kërkonte numrin e këtij tifozi.
Numrin e gjetën brenda 15 minutave. Dhe doktor Shadi i shkruan tifozit maroken:
‘Unë jam vëllai yt, do të vij atje të të marr e do të të sjell në Dubai për të të rregulluar dhëmbët.’
Dhe me të vërtetë, doktor Shadi mori përsipër shpenzimet e udhëtimit për të sjellë tifozin Muhammed Sherfii, nga Katari në Dubai, si dhe të gjitha shpenzimet e mbjelljes së kockave dhe dhëmbëve të tij.
Gjëja e parë që ai bëri pas ndërhyrjeve, ishte publikimi i një fotoje të tifozit, me titull:
“Dhuratë për bullizuesit, duke ju thënë se:
Ky është vetëm, por vetëm fillimi!”
Kupa Botërore e Futbollit na afroi me njëri-tjetrin, si arabë, forcoi lidhjen tonë arabe, zemrat tona dhe na i zbuti ato.
Historia e sotme është argumenti më i madh mbi vëllazërinë: jordanezë, marokienë, emiratas, nuk ka mes nesh ndryshim, të gjithë jemi një popull, një umet.
Të gjithë jemi një zemër e vetme.
Na lini ta kujtojmë gjithnjë:
‎”لَا يَسْخَرْ قَوْمٌ مِّن قَوْمٍ عَسَىٰٓ أَن يَكُونُواْ خَيْرًا مِّنْهُمْ”
“Të mos tallet një popull ndaj një tjetri, se ndoshta mund të jenë më të mirë se ata!”
Huxhurat: 11
……..


#akhbaralaan
‎#التلفزيون_الآن
‎#الحرة
(Përkthim: Amina Sh. Ndreu)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit