-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

RREZIKU I TALLJES ME FENË E ALLAHUT

Më të lexuarat

Falënderimi i takon vetëm Allahut dhe paqja e mëshira qofshin mbi Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem, dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri Ditën e Gjykimit

Prej mëkateve të mëdha që e nxjerrin muslimanin prej rrethit të Islamit dhe e bëjnë banorë të përhershëm të Xhehenemit, është edhe tallja me Allahun ose me Pejgamberin e Tij, sal-allahu alejhi ue selem, ose tallja me Kuranin ose me besimtarët.

Kjo temë ka hapësirë shumë të gjerë për atë që dëshiron të flas apo të shkruan, prandaj vendosa që t’i ceki shkurtimisht disa pika më kryesore që të mund të përfiton çdo musliman prej saj.

Kuptimi i fjalës tallje dhe s’i e ndajnë dijetarët talljen me fe

Fjala tallje në aspektin gjuhësor aludon në përqeshje, lojë, shaka dhe përbuzje.

Dijetarët  talljen me fe e ndajnë në dy lloje:

1- Tallje të qartë dhe të dukshme, dhe s’i shembull prej këtij lloji e kemi rastin e atyre që u tallën dhe i përqeshën sahabët dhe thanë se ata vetëm lakmojnë t’i mbushin barqet e tyre, ose fjalët e disave që thonë se feja juaj është e prapambetur, e egër, etj.

Dijetari Salih el Feuzani, Allahu e ruajt, thotë: “Prej thënieve tallëse me fe është thënia e disave se Islami nuk është fe adekuate për shekullin e njëzet, por është fe adekuate për shekujt e mesjetës, dhe se Islami është i prapambetur, i egër, ia merr gruas të drejtat e saja, e lejon divorcin dhe poligaminë. Po ashtu, prej fjalëve tallëse me fe janë edhe thëniet e disave se gjykimi me ligjet e përpiluara prej njerëzve, është më i mirë se gjykimi me Islam. Pastaj etiketimi i atyre që thërrasin në teuhid dhe e luftojnë shirkun, s’i ekstremistë, të egër, të prapambetur që dëshirojnë ta përçajnë xhematin dhe fenë, dhe se medh’hebi i tyre është i pesti, pastaj tallja me mjekrën, dhe me ata që i rrisin mjekrat e gjata, dhe shumë fjalë tjera të ngjashme më këto fjalë, të cilat janë fyerje e fesë së Allahut, azze ue xhel, dhe pasuesve të saj dhe tallje me akiden e vërtet”.

2- Tallje të paqartë dhe të padukshme. – Ky lloj është aq i përhapur në shoqëri sa mund të themi se është s’i deti pa breg. Prej shembujve të këtij lloji do të cekim: bërja me sy njëri tjetrit në formë talljeje me atë çka recitohet prej Kuranit ose diçka prej Sunnetit të Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, pastaj nxjerrja e gjuhës, shtrirja dhe zgjatja e buzës në formë talljeje dhe përqeshje me ajetet kur recitohen apo lexohen prej Kuranit ose diçka prej Sunnetit, ose tallja në të njëjtën mënyrë me ata çka thirrin në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja, etj.

Dispozita e talljes me fenë e Allahut azze ue xhel

Tallja dhe përqeshja me fenë e Allahut është kufër dhe është prej dhjetë gjërave që të nxjerrin prej Islamit. Është prej cilësive më të dallueshme të munafikëve. Argumentet për këtë janë të shumta, thotë Allahu, azze ue xhel: “Hipokritët betohen për Allahun se nuk thanë asgjë (të keqe). Por, në të vërtetë, ata thanë fjalën e mosbesimit, mohuan pas (pranimit të) Islamit dhe synuan të bënin gjëra të paarritshme” Teube, 74.

 

” Vërtet, keqbërësit qeshnin me ata që besonin, duke ia shkelur syrin njëri-tjetrit, sa herë që ata kalonin pranë tyre. Kur ktheheshin te njerëzit e vet, ata talleshin (me besimtarët) dhe, kur i shihnin ata, thoshin: “Këta janë të humbur” ” Mutafifin, 29-32

 

“Nëse i pyet, ata do të të përgjigjen: “Ne vetëm po bënim shaka dhe po luanim”. Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni? ” Teube,

65.

Shkakun e zbritjes të këtij ajeti na e përcjell imam Taberiu në tefsirin e tij, prej ibën Omerit se një njeri në luftën e Tebukit tha: “Nuk kemi parë s’i ata lexues të Kuranit (e kishte për qëllim sahabët ), ata lakmojnë vetëm t’i mbushin barqet e tyre, kanë gjuhë rrenacake, dhe janë më frikacakët kur e takojnë armikun”. Tha njëri që ishte aty prezent: Gënjen, t’i me të vërtet je munafik, do ta lajmëroj Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem. U nis t’i tregon, mirëpo Allahu e lajmëroi të dërguarin e Tij para se të mbërrin ky sahabij. Më vonë erdhi edhe ai që u tallte me ato fjalë te Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, dhe tha: “O i dërguar i Allahut, ne me të vërtet kalonim kohën duke bërë tallje. Ne nuk kishim për qëllim në të vërtet talljen, por donim ta kalonim kohën dhe të lozim, t’i kalojmë lodhjet e rrugës”.

Thotë ibën Omeri: Atë njeri e shihja se s’i ishte varur pas devesë së Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, ndërsa gurët ia godisnin këmbët, kurse ai thonte: “O i dërguar i Allahut, ne me të vërtet kalonim kohën duke bërë tallje. Ne nuk kishim për qëllim në të vërtet talljen, por donim ta kalonim kohën dhe të lozim, t’i kalojmë lodhjet e rrugës”. Kurse, Pejgamberi ,sal-allahu alejhi ue selem, duke mos e kthyer fytyrën aspak kah ai, ia lexonte dhe përsëriste ajetin: “A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni? ” Teube, 65.

Ibën Tejmijje, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Tallja me Allahun, me librin e Tij, dhe me të dërguarin e Tij është kufër. Vepruesi i kësaj vepre bën kufër pasi që ka besuar.

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë,thotë: “Një musliman që thotë bismilah ( në emër të Allahut ) duke pi alkool, ose duke iu afruar zinasë ( imoralitetit ), në formë të përbuzjes apo shakasë, bën kufër”.

Dijetari Sulejman ibën Abdullah et Temimi, Allahu e mëshiroftë, t hotë: “Dijetarët janë unik se ai që tallet me Allahun, me të dërguarin e Tij, me librin e Tij dhe me fenë e Tij, bën kufër. Edhe në rast se bën shaka me fe, por nuk e ka për qëllim realitetin e talljes dhe nuk e ka për qëllim ta përbuz apo nënçmon Allahun dhe fenë e Tij, bën kufër”.

Është pyetur myftiu i mëhershëm i Arabisë Saudite, Muhamed ibën Ibrahim, Allahu e mëshiroftë, se ai që e urren mjekrën dhe thotë se është fëlliqësirë, pisllëk, dhe papastërti, a bëhet renegat ( a del prej feje )?

Myftiu u përgjigj: “Në rast se e din se hadithet që kanë ardhur për mjekrën janë të vërteta dhe se është prej Sunnetit të Pejgamberi , sal-allahu alejhi ue selem, atëherë kjo është tallje me atë me të cilën ka ardhur Pejgamber , sal-allahu alejhi ue selem, dhe ai person e meriton të gjykohet me atë dispozitë, dmth: me kufër”.

Sa musliman sot shqiptojnë fjali të kufrit që i nxjerrin prej Islamit, e ata janë të pandjeshëm dhe të pavetëdijshëm. Allahu na ruajt.

Përcillet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Vërtet robi e thotë një fjalë të cilës nuk i jep rëndësi fare dhe për shkak saj hidhet në zjarr të Xhehenemit nga një largësi sa lindja prej  perëndimit”. ( Buhari dhe Muslimi )

A pranohet pendimi i atij që tallet me fenë e Allahut?

Dijetari Muhamed el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij ” Komentimi i librit të Teuhidit” Thotë: “Dijetarët a kanë ra në ujdi mes tyre se ai që e fyen Allahun, ose të dërguarin e Tij ose librin e Tij, a i pranohet pendimi apo jo?

Thotë dijetari Muhamed el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, se dijetarët për këtë çështje janë të ndarë në dy grupe.

Grupi i parë thotë se nuk i pranohet pendimi, dhe ai person mbytet s’i jobesimtar. Atij nuk i falet as namazi dhe s’lejohet që të lutemi për të tek Allahu, azze ue xhel, që ta mëshiron .

Grupi i dytë thotë se atij i pranohet pendimi, në rast se ai e pranon gabimin, pendohet sinqerisht dhe gjurmët e pendimit të tij shihen në veprat dhe sjelljet e tija, dhe e përshkruan Allahun me cilësitë më të larta që i meriton”.

Prej formave të talljes që i dëgjojmë dhe i lexojmë këto ditë në gazeta, revista, dhe në faqe të ndryshme të internetit, janë edhe shkrimet e shumë autorë të ashtuquajtur musliman kundër mbulesës, me pretekst se ajo paraqet prapambeturin. Pastaj sulmi i tyre kundër mjekrës, kundër poligamisë, kundër xhamive dhe ezanit, pastaj shkrimet e shumta kundër Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, dhe vizatimi i karikaturave të ndryshme me pretekst të lirisë e të shprehurit në mediume, etj.

Çdo musliman duhet ta dijë se detyrohet mohimi i atyre që tallen me fenë e Allahut azze ue xhel, dhe duhet t’ia tërheqim vërejtjen atyre për rrezikun që e përmban ky mëkat në vete. Në rast se nuk i përgjigjen vërejtjeve tona, atëherë s’lejohet që të ulemi me to në të njëjtin vend, se atëherë edhe ne do të bëhemi mëkatar, thotë Allahu, azze ue xhel: “Ai ju a ka shpallur në Libër ,Kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ata (njerëz që veprojnë kështu), derisa të ndërrojnë bisedë, përndryshe do të ishit si ata. Allahu do t’i tubojë në Xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit”. Nisa, 140.

 

Falënderimi i takon vetëm Allahut dhe paqja e mëshira qofshin mbi Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem,

 

 

PËRKTHEU: IRFAN JAHIU

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit