-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rregullat e shkuarjes në xhami?!

Më të lexuarat

Rregullat e shkuarjes në xhami

Çdo musliman ka nevojë të dijë disa rregulla për t’u përgatitur për namaz, pasi namazi është një adhurim i madh dhe për muslimanin duhet që kur të falë namazin të jetë në formën më të bukur.

Namazi falet me xhemat apo veçmas, siç thotë Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!): “ Namazi me xhemat është më i vlefshëm 27 herë se sa namazi veçmas.”

Merr abdes mirë në shtëpinë tënde, pastaj dil me nijet të namazit me xhemat, duke ecur qetë, me shikim dhe zë të ulur, nëse e bën këtë hyn në hadithin e Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ku thotë:

“Kur dikush prej jush merr abdes mirë, pastaj del për në xhami, nuk del për tjetër vetëm se për në namaz, për çdo hap që e ngre i ngriten veprat e mira dhe për çdo hap që e lëshon i fshihen mëkatet.”(Buhariu & Muslimi)

Dije se je duke u drejtuar drejt një vendi ku do të dalësh para Allahut të Lartësuar, Krijuesit, Sunduesit të gjithësisë!

Ne e dime që nëse dikush prej nesh drejtohet për në pallatin e mbretit, e shikon fytyrën e tij, veshjen e tij, me ecje të lehtë e i kujdesshëm. E çfarë do të thotë t`i drejtohesh shtëpisë së Allahut të Lartësuar dhe të dalësh para Tij?

Nisu me kohë që të arrish tekbirin fillestar, e nëse vonohesh, mos shpejto edhe nëse frigohesh se do të të kalojë ndonjë rekatë, pasi Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë:

“ Kur të dëgjoni ikametin, ecni për në namaz dhe të jeni të qetë në lëvizje e sjellje, atë rekatë që e zini faleni, e ajo që ju ka kaluar plotësojeni!”(Buhariu & Muslimi)

Kur t`i afroheni xhamisë hyni në të me këmbën e djathtë dhe thoni duanë: “Allahumme iftah li ebuabe rahmetike” e kur të dalësh, dil me këmbën e majtë duke thenë: “Allahumme inni eseluke min fadlike.”

Mos u ul, derisa të falësh dy rekatë tehijetul mesxhid. Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kur të hyjë dikush nga ju në xhami, mos të ulet derisa të falë dy rekate.” ( Buhariu & Muslimi ). Nëse keni hyrë pas ezanit faleni sunetin para farzit.

Gjatë pritjes tënde, deri sa të bëhet ikameti, lexo Kuran, bëj dua, dhikër, largohu nga bisedat e kota, shakatë dhe mos i gërsheto gishtat, pasi Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) e ka ndaluar atë që është duke e pritur namazin, siç thotë:

“ Kur të jetë dikush prej jush në xhami mos t`i gërshetojë gishtat, pasi gërshetimi është prej shejtanit.”

Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë:

“ Rreshti më i mirë për burra është ai i pari.

Mos u lidh në namaz pa i drejtuar dhe plotësuar rreshtat!

 

Përktheu: Bashkim Bajrami

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit