Qendra Islame Shqiptare Stuttgart ka nënshkruar dje kontratën e blerjes së objektit për xhami në Stuttgart të Gjermanisë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, në faqen e Qendrës Islame Shqiptare në Stuttgart.
Ja dhe postimi i plotë i tyre:
“Esselamu alejkum të nderuar,
ELHAMDULILAH, sot me datë 13.12.2016 u nënshkrua kontrata e blerjes së objektit për Xhami në vlerë prej 1.620.000,-€ netto.
Në emër të kryesisë dhe imamit të xhamisë u urojmë blerjen e objektit dhe lusim Allahun e Lartëmadhërisëm që ky objekt të bëhet vatër e diturisë, unitetit dhe dashurisë vëllazërore për ne dhe brezat e ardhshëm.
Esselamu alejkum
Kryesia e Qendrës Islame Shqiptare”