24.4 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Në SHBA protestë kundër sulmeve në Halep

Më të lexuarat

Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) u mbajt protestë kundër sulmeve të ndërmarra ndaj civilëve në qytetin Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë protestë u dënua regjimi i Asadit i cili me mbështetjen e Rusisë dhe të Iranit ka shkaktuar tragjedinë njerëzore në qytetin Halep.

Protestuesit në protestën e organizuar nga grupi Komiteti i solidarizimit me popullatën e Halepit u mblodhën para Përfaqësisë së përhershme të Rusisë në OKB në Manhattan e cila bashkëpunon drejtpërdrejt me regjimin e Asadit dhe e cila me të drejtën e vetos që nga dita e parë e konfliktit në Siri ka penguar 6 projekt-rezoluta në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Protestuesit kanë mbajtur në duar qirinj, pankarta me mbishkrime dhe fotografi të disa viktimave të sulmeve duke dënuar regjimin e Sirisë, Rusinë, Iranin dhe Hezbollahun.

Në obejktivin e grupit i cili ka hedhur slogane si “Siria e Lirë”, “Vrasësi Asad”, “Putin, vrasësi i fëmijëve”, “Iran shporru nga Siria”, “Rusi shporru nga Siria”, Turpërohu, turpërohu SHBA” ka qenë edhe Përfaqësuesi special ndërkombëtar i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

Protestuesit i kanë cilësuar sulmet e kryera nga regjimi si “gjenocid” ndërsa protestës mbështetje i kanë dhënë edhe turqit që jetojnë në New York dhe rajonet përreth.

Protesta e mbajtur nën masa intensive të sigurisë nga policia ka përfunduar pa incidente./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit