“Los Anxhelosi, si Gaza!”

Më të lexuarat

Reagim ndaj aktores legjendare për këtë krahasim

Aktorja legjendare Jamie Lee Curtis po përballet me kritika pasi krahasoi lagjet e goditura nga zjarri në Los Angeles me luftën në Gaza.

“I gjithë Palisada e Paqësorit duket, për fat të keq, si Gaza ose një nga ato vende të shkatërruara nga lufta ku kanë ndodhur gjëra të tmerrshme,” tha aktorja 66-vjeçare në një konferencë për shtyp për premierën e “The Last Showgirl”.

“Krahasimi i zjarreve me zonat e luftës është i gabuar”, “Kjo është pak shqetësuese, fjalët kanë rëndësi, veçanërisht kur vijnë nga dikush me ndikimin e saj”,Mos i krahasoni fatkeqësitë natyrore me gjenocidin”, “Dy ngjarje krejtësisht të palidhura”, janë thjesht disa nga komentet në X.

Megjithatë, disa ishin më të butë ndaj saj.

“Unë e respektoj Jamie Lee Curtis, por ky krahasim nuk ka kuptim”, tha një përdorues.

Pak ditë më parë, aktorja u përball me lotët teksa fliste për zjarret.

“Siç e dini, vendi ku unë jetoj është në flakë tani. Fjalë për fjalë i gjithë Palisades i Paqësorit është në zjarr,” tha ajo, duke shtuar se ajo mësoi për zjarrin ndërsa fluturonte për në Kaliforni.

“Është e tmerrshme, njerëz. Është një fatkeqësi në Kaliforninë Jugore. Zjarret e tmerrshme kanë goditur shumë vende. Unë jetoj atje,” tha ajo, duke shtuar se shumë nga miqtë e saj kanë humbur shtëpitë e tyre. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit