22.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Gëzim Kelmendi – Siria, plagë që nuk harrohet kurrë!

Më të lexuarat

Siria, plagë që nuk harrohet kurrë!

Lufta e filluar në Siri në vitin 2011 nga diktatori Asad shfaqi fytyrën e vërtetë të demokracisë.
Liderët botëror që thirren në emër të demokracisë, heshtën dhe disa prej tyre edhe u kënaqen me krimin dhe terrorin që po ndodhë në Siri.
Kjo luftë morri jetën e mbi 300 mijë njerëzve, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar.
Opozita e lirë siriane e pafuqishme përballë ushtrisë së Asadit, po përballet edhe me sulme nga aleatët besnik të Asadit, Rusisë dhe Hezbollahut nga Irani.
Në këtë luftë u shfaqen edhe disa organizata terroriste, të cilat i bënë shumë dëm popullatës civile dhe opozitës së lirë në veçanti dhe shumë muslimanëve në nivel global në përgjithësi.
Për çudi, këto organizata terroriste edhepse të vogla në numër, po i sfidojnë superfuqitë ushtarake botërore. Kush qëndron vërtetë prapa këtyre organizatave terroriste, vetëm ZOTI i Madh e din.
Tash po hyjmë në vitin e gjashtë të luftës në Siri, dhe “bota demokratike” hesht.
Fëmijët dhe gratë çdo ditë vriten dhe terrorizohen, “bota demokratike” aktron dhe me deklarata ” fallso” masakrat i dënon.
I vetmi shtet i cili po e ndihmon popullatën civile, është Turqia në krye me Presidentin e saj Erdogan. Presidenti Erdogan, sot ka ndërmarr një veprim human dhe të drejtë ashtu si i ka hije vërtetë një lideri. Sot, Presidenti Erdogan ka arritur të ndermjetësoj që sulmet ushtarake të ndërpriten derisa poppullata civile të largohet nga Alepo.
Për fund, si unë dhe shumë të tjerë me zemër të thyer dhe lot në sy, lutemi për Sirinë, lutemi për popullin sirian.
ALLAHU ju dhuroftë lirinë.
ALLAHU e bëftë sundues drejtësinë.
ALLAHU ju forcoftë dhe kundër krimit dhe terrorit, fitore ju dhuroftë.
ALLAHU Xhennetin ju dhuroftë.

Gëzim Kelmendi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit