Një vendim që në 2018-n e morri dhe Adidas, pse?
Puma nuk do të rinovojë marrëveshjen e sponsorizimit të fanellës me ekipin kombëtar të futbollit të Izraelit pasi marrëveshja aktuale skadon vitin e ardhshëm.
Ndërsa thirrjet për bojkot të kompanive me interesa biznesi në Izrael vazhdojnë në Lindjen e Mesme, kompania thotë se vendimi nuk ka të bëjë fare me luftën midis Izraelit dhe Hamasit.
Vendimi u raportua fillimisht nga Financial Times, duke cituar dokumente të brendshme që tregojnë se marka gjermane e veshjeve sportive ka vendosur të mos rinovojë kontratën e saj me Federatën e Futbollit të Izraelit.
Puma konfirmoi se vendimi është marrë vitin e kaluar dhe se nuk ka asnjë lidhje me konfliktin aktual midis Izraelit dhe Hamasit.
Kompania thekson gjithashtu se nuk do të rinovojë kontratën me ekipin serb të futbollit dhe se së shpejti do të prezantojë dy partnerët e rinj, duke shtuar se bëhet fjalë për strategjinë e tyre të re të marketingut.
BREAKING: Puma has announced it is dropping its sponsorship of the Israel Football Association, including the national soccer team.
Puma has long been a target of a Boycott, Divestment, Sanctions (BDS) campaign for sponsoring teams in illegal settlements.pic.twitter.com/mUahxcDmHD
— BreakThrough News (@BTnewsroom) December 12, 2023
Në vitin 2018, Puma zëvendësoi Adidas si sponsor dhe prodhues i fanellave për kombëtaren izraelite të futbollit. Kjo marrëveshje tërhoqi kritika të ashpra nga lëvizje si lëvizja pro-palestineze Bojkot, Denoncim dhe Sanksione (BDS).
Në faqen e saj të internetit, BDS thekson se sponsorizimi i Puma-s mbulon edhe klubet “në vendbanimet ilegale izraelite në territorin e pushtuar palestinez”.
Thirrjet për bojkotimin e Puma-s u bënë edhe më të forta pas fillimit të fushatës ushtarake izraelite në Gaza.
Kompania thotë se “nuk i mbështet klubet e futbollit në ato lagje”, duke shtuar se “distributori i tyre izraelit nuk ka degë as në ato lagje“. Në faqen e saj të internetit, BDS merr meritën për vendimin e Adidas-it për t’i dhënë fund marrëveshjes së sponsorizimit me ekipin kombëtar izraelit në vitin 2018. /tesheshi.com/