19.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Pse uji i ngrohtë ngrihet më shpejt se i ftohti

Më të lexuarat

Hulumtuesit, të cilët kohët e fundit i publikuan gjetjet në Physical Review Letters, e konfirmuan se si ndodh ky fenomen në lëngjet granulare, pra ato lëngje të cilat përbëhen nga grimcat që janë shumë të vogla dhe ndërveprojnë midis atyre që e humbin një pjesë të energjisë së tyre kinetike.

Falë këtij karakterizimi teorik, “mund të simulojmë në kompjuter dhe t’i bëjmë llogaritjet analitike për ta ditur se si dhe kur do të ndodhë efekti Mpemba”, tha Antonio Lasanta. Lasanta vjen nga UC3M Gregorio Millán Barbany University Institute for Modeling and Simulation on Fluid Dynamics, Nanoscience and Industrial Mathematics.

“Në fakt”, tha ai, “ne konstatojmë jo vetëm se uji i ngrohtë mund të ftohet më shpejt, por edhe efekti i kundërt: uji më i ftohtë mund të ngrohet më shpejt, gjë që do të mund të quhej efekt i kundërt apo anasjelltë Mpemba”.

Fakti që lëngjet e parangrohura ngrihen më shpejt se ato që tashmë janë të ftohta u vëzhgua për herë të parë nga Aristoteli në shekullin e 4. Francis Bacon, babai i empirizmit shkencor dhe René Descartes, filozof francez, gjithashtu ishin të interesuar në fenomenin, i cili u bë teori kur, në vitin 1960, një student tanzanian i quajtur Erasto Mpemba ia shpjegoi mësuesit të tij në një klasë që përzierja më e nxehtë e akullores ngriu më shpejt sesa ajo e ftohta, transmeton Koha.net. Kjo anekdotë e frymëzoi një dokument teknik rreth subjektit dhe efekti filloi të analizohej në revistat arsimore dhe shkencore. Megjithatë, shkaqet dhe efektet e tij nuk janë studiuar deri më tani.


“Ky është një efekt që, historikisht, nuk është adresuar në mënyrë rigoroze, por thjesht si një anomali dhe një kuriozitet didaktik”, tha Antonio Prados, një nga studiuesit nga Departamenti i Fizikës Teorike në Universitetin e Sevillas. “Nga perspektiva jonë, ishte e rëndësishme të studiohej në një sistem me përbërës minimal për të qenë në gjendje të kontrollohet dhe të kuptohet sjellja e tij”, tha ai.

Kjo u mundësoi atyre ta kuptojnë se në çfarë skenare është më e lehtë të ndodhë, gjë që është një nga kontributet kryesore të këtij studimi shkencor. “Falë kësaj, ne i kemi identifikuar disa nga përbërësit në mënyrë që efekti të ndodhë në disa sisteme fizike që ne mund t’i përshkruajmë mirë më mënyrë teorike”, deklaruan studiuesit Francisco Vega Reyes dhe Andrés Santos, nga Universidad de Extremadura Instituto de Computación Científica Avanzada.

“Skenari në të cilin efekti do të ndodhë më së lehti është kur shpejtësia e grimcave para ngrohjes ose ftohjes e ka një dispozitë të veçantë – për shembull, me një shpërndarje të lartë rreth vlerës mesatare”, tha ai. Në këtë mënyrë, evolucioni i temperaturës së lëngut mund të ndikohet ndjeshëm nëse gjendja e grimcave përgatitet para ftohjes.

Ky hulumtim i “shkencës bazë”, përveç që kontribuon në përmirësimin e njohurive themelore, mund të ketë aplikime të tjera në afat të mesëm ose të gjatë. Në fakt, ky grup i hulumtuesve planifikon ta kryejë një eksperiment që e verifikon teorinë, përcjell Koha.net. Të mësuarit për ta emuluar dhe përdorur këtë efekt mund të ketë aplikime në jetën tonë të përditshme, sipas shkencëtarëve. Për shembull, ai mund të përdoret për të krijuar pajisje elektronike të cilat duam të ftohen më shpejt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit