0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Pse sot ka humbur dituria?

Më të lexuarat

Pyetje:  Pse sot ka humbur dituria?

Përgjigje: Dituria nuk ka humbur përderisa e kemi Kuranin dhe sunetin e Pejgamberit salallahu aleji we selem, dhe thënjet e dijetarëve të mbledhura, të ruajtura nëpër libra. Dituria është në mesin tonë por që ka humbur interesimi për diturinë dhe për këtë secili është fajtor në veten e vet, si dhe janë një sër faktorësh që kanë ndikuar tek njerëzit që  janë larguar prej diturisë. Një prej faktorëve kryesor është mendjemadhësia dhe mburrja me vetveten dhe lakmia rreth vetes. Kur njerëzit janë mendjemëdhenjë, ata nuk kërkojnë diturinë sepse mendojnë që dinë mjaftueshëm. Kur njeriut i pëlqen vetvetja mendon se është i zoti dhe di gjithçka.

Secili prej nesh është përgjegjës për diturinë që mundet me marr dhe nuk e merr.  Jemi përgjegjës dhe kemi me dhën llogari para Zotit. Përjashtim bëjnë analfabetët dhe të izoluarit që nuk kanë mundësi të marrin dituri apo jetojnë  në vende ku nuk kanë deportuar  librat dhe teknologjia, ndërsa në vendet tona dhe rajonit nuk ka arsye në mos marrjen e diturisë.
Duhet t’i kërkojmë falje Allahut nëse nuk marrim dituri sidomos kur është në pyetje dituria rreth hallallit dhe haramit, rreth shtyllave fondamentale të fesë siç janë: shtylla e imanit, islamit, abdesit, namazit etj., këtu nuk kemi arsye të themi nuk kemi ditur. Gjërat bazike duhet ditur ndërsa për më tutje njeriu përcaktohet vet për atë që mundet të arrijë në dituri.

Hoxhë Fadil Musliu

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit