0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Pse po ulen çmimet e makinave elektrike?

Më të lexuarat

Në muajin nëntor duket se ka pasur një trend në rënie të çmimit të makinave elektrike në mbarë botën. Prodhuesit e mëdhenj të automjeteve me bateri kanë vendosur që gjatë nëntorit të bëjnë një zbritje të çmimeve, për të shitur mjetet e ngelura stok nëpër dyqanet e tyre.

Kështu, çmimi i një makine “Tesla” Model 3 ra në gati 7 për qind, krahasuar kjo me muajin tetor, duke shënuar kështu një rënie prej 4 mijë paundësh.

Sipas ekspertëve të fushës, njerëzit tanimë po e kthejnë gjithmonë e më shumë vëmendjen drejt makinave elektrike, referuar krizës se kostove të shtuara të jetesës, ndërsa e shikojnë përdorimin e një automjeti të tillë si një zgjidhje ideale.

Kështu, për një makinë elektrike të përdorur 3-vjeçare, rënia mes periudhës tetor – nëntor ishte rreth 3.6 për qind, bën me dije thisismoney.co.uk.

Pse njerëzit po blejnë në shumë automjete elektrike se më parë?

Një nga faktorët primarë që po ndikon në rritjen e shitjeve të modeleve elektrike janë kostot e larta të jetesës dhe kriza që ka përfshirë mbarë botën.

Shumë përdorues e kanë të pamundur të përballojnë kostot e furnizimit me naftë të automjeteve të tyre, sidomos tani që buxhetet e familjeve kanë rënë dhe kostot financiare janë rritur./A2CNN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit