Abstenimi pa arsye valide i gruas nga shtrati i burrit të saj
Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se i Dër- guari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kur ta thërret burri gruan e tij për në shtrat, e ajo refuzon dhe burri zemë- rohet me të, e mallkojnë melekët atë grua derisa të gdhijë.”(Buhariu, Fet’hul-Bari)
Shumë nga gratë kur ndodhë ndonjë mosmarrëveshje mes saj dhe burrit ajo hakmarret (sipas mendimit të saj) duke ia marrë të drejtën që e ka burri i saj në shtrat. Me këtë gjest shkaktohen çrregullime të mëdha. Burri mund të bie në ndonjë haram. Apo i kthehet dëmi asaj, ashtu që burri fillon të mendon seriozisht të martohet edhe me një grua tjetër.
Gruaja e ka për obligim që menjëherë t’i përgjigjet ftesës së burrit kur ta thërret ai, njëkohësisht si respektuese e fjalës së të Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Kur ta thërras burri gruan e vetë për në shtrat le t’i përgjigjet edhe nëse është e ulur mbi samar. “(Sahihul-xhami 543)
Burri po ashtu duhet të ketë kujdes për gruan e vet nëse është e sëmurë apo me barrë apo ka ndonjë brengë, kështu që jeta e tyre të jetë në harmoni dhe të mos ndodh ndarja.
/Shejh Salih El-Munexhid/
The post Pse është e rëndësishme që gruaja t’i përgjigjet thirrjes së burrit të saj për në shtrat? appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.