10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Problemi ekonomik dhe trajtimi i tij nga këndvështrimi islam – (3)

Më të lexuarat

Në dy artikujt e mëparshëm kemi diskutuar lidhjet e shpërndarjes me dy faktorët e prodhimit; faktorin punë e burimet natyrore dhe ndikimin e tyre në ekzistimin e problemit ekonomik; mënyrën se si kishte trajtuar Islami këta dy faktorë nga aspekti i rëndësisë së tyre relative në procesin e prodhimit dhe rolin e tyre në shfaqjen e problemit ekonomik

Ndërsa në këtë artikull do të diskutojmë rolin e kapitalit duke qenë një prej faktorëve të prodhimit në procesin prodhues dhe rëndësinë e tij relative ndikuese në shfaqjen e problemit ekonomik.
Kuptimi ekonomik i kapitalit është: çdo pasuri që kursehet, përdoret për prodhimin e një pasurie tjetër. Dhe me këtë kuptim përfshinë shumë pasuri, madje edhe pasuritë e harxhuara në prodhim si toka, mineralet, lëndët e para dhe mjetet e prodhimit – si pajisjet, pronat industriale, bujqësore e tregtare. Kapitali ndahet në kapital fiks, i cili përdoret më shumë se një herë në prodhim, dhe kapital të ndryshueshëm, i cili përdoret veçse një herë, siç janë farërat e lëndët e para.
Për formimin e kapitalit nevojiten tri elemente: burimet natyrore, puna dhe kursimi. Kursimi është i domosdoshëm për formimin e kapitalit, meqë ndihmon në lëvizjen e faktorëve të tjerë të prodhimit. Prandaj ky dallon nga grumbullimi (akumulimi), me të cilin kuptojmë ruajtjen e pasurisë duke mos menduar në investimin e saj.
Islami i ka dhënë kapitalit rol të rëndësishëm. Shumë prej porosive dhe praktikave të Muhamedit a.s. që janë bërë në kohën e tij e të ashabëve pas tij, konfirmojnë të vërtetën që kapitali ka rol të rëndësishëm në shfrytëzimin e faktorëve të tjerë të prodhimit. Prandaj, sovraniteti i ndryshueshëm i shtetit islam merr drejtim të veçantë në lidhje me përdorimin e kapitalit në mobilizishte e tij atëherë i takonte një pjesë, e imin e ekonomisë dhe trajtimin e problemit ekonomik. Është transmetuar se Omerit r.a., kur i vinte dikush, nëse fara nëse fara ishte e tyre, atëherë atyre u takonte një pjesë”. Kështu, Omeri r.a., me këtë politikë sistematike, kishte shpjeguar rolin e kapitalit në shfrytëzimin e dy faktorëve të prodhimit, faktorit punë e burimeve natyrore, dhe kapitalit në dispozicion, përmes pjesëmarrjes së shtetit në dhënien qoftë të kapitalit të ndryshueshëm apo të kapitalit fiks.
Metoda që përdor Islami gjatë trajtimit të kapitalit, mbështetet në kritere e rregulla të cilat ndihmojnë që kapitali të ketë rol në trajtimin e problemit ekonomik nga aspekti i përdorimit të tij, duke pasur parasysh që është prej mjeteve më të rëndësishme në shfrytëzimin dhe investimin e faktorëve të tjerë të prodhimit, dhe si rezultat i kësaj, në zvogëlimin e ndikimeve negative të problemit ekonomik në produktin kombëtar duke arritur ekuilibrin në lidhje me shpërndarjen e të ardhurave kombëtare.
Kriteret dhe rregullat mbi të cilat mbështetet Islami gjatë trajtimit të problemit se si të përdoret kapitali, duke qenë prej faktorëve të prodhimit dhe mjet për trajtimin e problemit ekonomik, – paraqiten në pikat vijuese:

Së pari: Inkurajimi për kursim, duke qenë një prej mënyrave të krijimit të kapitalit dhe një prej shkaqeve të mungesës së varfërisë. Është transmetuar se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush e mëson dikë, është shoqërues në jetesën e tij”. Me fjalën mësim në hadith qëllimi është mirëkuptimi dhe sjellja e mirë. Ndërsa shoqërimi në jetesë ka për qëllim harxhimin dhe inkurajimin për kursim. Këtë hadith e mbështet ajo që transmetohet nga Muhamedi a.s., se ai ka thënë: “Sa i lartë është ai që kursen”. Të qenët i lartë këtu nënkupton mosekzistimin e varfërisë për atë që kursen në shpenzimet e tij, nuk është koprrac dhe as nuk e tepron. Vetë veprimi i Muhamedit a.s. e konfirmon këtë. Transmetohet se Muhamedi a.s. i shiste hurma fisit beni Nadhir dhe për familjen e tij blinte ushqim që i mjaftonte për një kohë”. Ky veprim i Muhamedit a.s. është porosi për tërë ymetin, që të kursejmë, të kemi parasysh ditët e ardhshme dhe të mos grumbullojmë nga ajo që tepron prej nevojave të prodhimit, sepse kjo ndihmon qenien e të mirave në tregje.

Së dyti: Interesimi për ruajtjen e kapitalit të paluajtshëm, jetëgjatësinë prodhuese të tij dhe shmangien e mënyrave të dëmshme të konsumimit, të cilat do të ndikojnë në zvogëlimin e jetëgjatësisë së tij prodhuese. Kapitali i paluajtshëm është kapitali fiks i prodhuesit, i cili paraqet mjetin që vë në lëvizje faktorët e tjerë të prodhimit. Prandaj, Islami i jep rëndësi interesimit për kapitalin e paluajtshëm. Është transmetuar se ishte thyer gota e Muhamedit a.s. dhe pjesët e thyera ishin shpërndarë. A’simi thotë: “E kam parë gotën dhe kam pirë në të”. Ky hadith na jep porosi të qartë për domosdoshmërinë e interesimit dhe përkujdesjes për kapitalin prodhues, në mënyrë që ai të përdoret me qëllim të përfitimit sa më gjatë prej tij. Prandaj, mund të krahasojmë mjetet e pajisjet e përbëra nga kapitali fiks me gotën, duke bërë përpjekje për mirëmbajtjen e tyre, për shtimin e jetëgjatësisë së tyre prodhuese dhe që të mos i përdorim ato mbi fuqinë e tyre prodhuese, në mënyrë që të mos ndodhë prishja apo shkatërrimi para se të përfundojë jetëgjatësia e tyre.

Së treti: Konsiderimi i kapitalit fiks si shtylla themelore për formimin e kapitalit shoqëror, dhe si rezultat i kësaj mbajtja e tij dhe mosshpërdorimi i tij. Në rast të shitjes së kapitalit fiks, duhet bërë zëvendësimi i tij me kapital fiks prodhues tjetër, me qëllim të zgjerimit të bazës së kapitalit të paluajtshëm. Rëndësia relative për ruajtjen e kapitalit të paluajtshëm fshihet në konfrontimin e mungesës në vlerat reale të kapitaleve monetare dhe kundërshtimin e idesë së investimit në aktivet monetare, si blerja e aksioneve dhe obligacioneve qeveritare, obligacioneve për huadhënie me qëllim të tregtimit me to, pasi që këto aktive nuk janë aktive prodhuese. Prandaj prej problemeve me të cilat ndeshen shtetet islame që investojnë kamata monetare në letrat me vlerë përmes tregtimit në tregjet monetare botërore, është mungesa e vlerave reale të këtyre pasurive si rezultat i inflacionit monetar. Prandaj, porosia profetike për kujdesin ndaj kapitalit të paluajtshëm, duke qenë shtylla kryesore në formimin e kapitalit dhe konfrontimin e mungesës në vlerat reale të monedhave, konsiderohet si ilaç për shumë prej problemeve ekonomike, me të cilat ballafaqohen sot shoqëritë islame bashkëkohore. Kështu na porosit edhe hadithi vijues. Transmetohet se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush shet shtëpi pa i caktuar çmimin sipas vlerës që i takon, nuk do të bekohet për këtë“.
Ky hadith i drejtohet ymetit islam për të theksuar domosdoshmërinë e përqendrimit në formimin e kapitalit fiks dhe për të mos e shpërdorur e as ndryshuar përveçse me të. Do të thotë i jepet rëndësi kapitalit fiks duke qenë baza mbi të cilën mbështetet puna me faktorët e tjerë të prodhimit dhe shtimi i prodhimit kombëtar.

Së katërti: Dhënia e rëndësisë për zëvendësimin dhe rifreskimin e kapitalit fiks. Do të thotë puna për vazhdimësinë e kapitalit fiks të prodhuesit duke i zëvendësuar aktivet e përhershme e të mirat, me aktivet e konsumuara dhe përqendrimi i vëmendjes në përkujdesjen për fuqinë e thithjes së kapitalit prodhues, në mënyrë që zgjerimi i kapitalit prodhues të mos prodhojë vështirësimin e procesit prodhues duke u ndikuar apo duke u zvogëluar. Për këtë koncept na porosit hadithi që transmetohet nga një prej ashabëve: Isha përfaqësues i fisit beni Muntefik… Pastaj vazhdon: Ishim ulur me Muhamedin a.s., kur bariu futi delet në stallën e tij dhe me vete kishte marrë një qengj. I tha: Ç’dëshiron të na presh, o filan? Tha: qengj. Tha: Shko dhe në vend të tij na prit një dele. Pastaj vazhdoi: Mos mendoni se e kam prerë për shkak teje. Kur t’i pjellë qengji bariut, në vend të tij therim dele”.

Nga ky hadith kuptojmë dy gjëra:
E para: zëvendësimin e aktivit të vjetër me aktivin e ri. Prandaj delja që theret ka zënë vendin e qengjit të vogël, pasi ky do të prodhojë, kurse delja e therur zakonisht është prej tufës, prodhimi i së cilës ka filluar të zvogëlohet.
E dyta: hadithi ka treguar që fuqia absorbuese e stallës dhe fuqia e bariut për të ruajtur tufën, janë afro 100 copë dele. Sepse shtimi mbi këtë numër është dobësim i fuqisë prodhuese të faktorëve të prodhimit, të vendit e të fuqisë punëtore (bariut). Nga kjo porosi profetike kuptojmë domosdoshmërinë e vendosjes së rregullave e procedurave, të cilat duhet t’i ndjekin pronarët e kapitalit fiks me tërë përbërjen e tyre dhe obligimin e udhëheqësit të shtetit mysliman, që të ndjekë e të mbikëqyrë zbatimin e këtyre procedurave, sepse në tërë këtë ka interes e tërë shoqëria.

Muhamed Abdullah el-Shebani
Përktheu nga arabishtja: Fuad Morina
Marrë nga revista el-Bejan, nr. 81

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit