1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Po ne e bëjmë mevludin, sepse e duam Profetin? – Kjo dilemë e paqëndrueshme!

Më të lexuarat

● Pyetje: Çfarë do të thotë mevlud?

– Përgjigje: Mevlud vjen nga gjuha arabe që do të ditëlindje dhe në Shqipëri ka marrë kuptimin e festimit të ditëlindjes së Profetit Muhamed -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të-.

● Pyetje: A lejohet mevludi?

– Përgjigje : Nuk lejohet, sepse nuk është prej fesë muslimane festimi i ditëlindjeve të askujt as edhe të Profetëve. Dhe kush sjell në fe diçka që nuk e ka urdhëruar Allahu e as i Dërguari i Tij ajo është humbje.

● Pyetje: Po ne e bëjmë mevludin, sepse e duam Profetin?

Përgjigje: Ky pretendim nëse është i vërtetë që ti e don Profetin -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- dashuria nuk tregohet duke festuar ditëlindjen e tij, por dashuria për të është dashuria për sunetin (traditën) e tij, pasimi i rrugës së tij duke vepruar ato që ka urdhëruar dhe duke u larguar nga ato që ka ndaluar. Dhe ai ka ndaluar që të shpiket në fe diçka që nuk është prej saj, siç është mevludi, prandaj nëse e don Profetin(salallahu alejhi ue selem) mos e festo mevludin.

/AdelinaKucana/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit