9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Pj2.Mesoni idete kryesore nga libri i Robert Tercek “Vaporized”

Më të lexuarat

Transformimi dixhital ka krijuar konsumatorë me superfuqi 

Dikur shkurtesa “www” nënkuptonte rrjetin e gjerë botëror (një rrjet global) sot këto tre shkronja më tepër do të thonë “whatever whenever wherever” (gjithçka, kudo, gjithmonë).

Në çdo kohë, kudo që të jemi, mund t’i qasemi të gjitha informacioneve që na duhen falë smartphone-it. Ky objekt që tani është bërë i domosdoshëm na lejon të bëjmë shumë me shumë me pak burime; të gjitha mrekullitë që shohim janë bërë të mundshme nga software-i.

Koncepti i ri ”www” ka krijuar konsumatorë të rinj me superfuqi. Të kesh qasje të menjëhershme në të gjithë informacionin në botë do të thotë që klientët janë bërë më kërkues, më të vëmendshëm, më aktivë.

Nëse kemi një kompani nuk mund të lejojmë t’i zhgënjejmë, sepse këta klientë kanë superfuqi dhe me vetëm një klikim ata do të kthehen diku tjetër nëse produktet tona nuk i përmbushin pritjet e tyre.

Fakti që njerëzit janë vazhdimisht të lidhur me njëri-tjetrin e bën konkurrencën të ashpër, çmimet shumë më transparente, me cilësi të dallueshme lehtësisht.

Konsumatori i ri nuk është më një spektator pasiv dhe gjysmë i fjetur të cilit mund t’i tregojmë produktet tona me shkëlqim, ai është aktiv, merr pjesë, dëshiron të përfshihet dhe është mësuar me standarde të larta, ai i kërkon ato dhe nëse nuk i gjen ai shkon t’i kërkojë diku tjetër.

Për të, telefoni inteligjent është një lloj telekomande në botë dhe nëse rastësisht nuk gjen butonin që i përgjigjet kompanisë sonë, ose nëse është lodhur duke shtypur atë buton, ai do të zgjedhë diçka që i pëlqen më shumë.

Konsumatori me superfuqi dëshiron gjithçka, në çdo kohë, kudo, dhe ndërsa revolucioni dixhital ngre vazhdimisht nivelin e shërbimeve të ofruara për klientët, është një moment për tu sulmuar nga konkurrenca.

 

Reformimi i arsimit për të përgatitur punëtorë të rinj

Arsimi duhet të reformohet për të mbështetur dixhitalizimin e ekonomisë dhe jetës së njerëzve.

Një ekonomi ”e avulluar” do të ketë nevojë për njerëz me karakteristika të caktuara, të cilët kanë kultivuar dhe zhvilluar shumicën e këtyre aftësive:

  • Të menduarit kritik, ose aftësia për të gjykuar dhe analizuar informacionin nga burime të ndryshme, të qënit në gjendje për të identifikuar çdo paragjykim,  për të dalluar ndryshimin midis fakteve dhe mendimeve;
  • Arsyetim dhe analogji abstrakte, të dijë si sintetizohen faktet specifike në teori të përgjithshme, të thjeshtojë informacionin e shumëfishtë dhe t’i vendosë ato në një rend koherent;
  • Inovacioni dhe kreativiteti;
  • Përdorimi, analizimi dhe menaxhimi i të dhënave, statistikave të aplikuara në çdo sektor;
  • Komunikimi vizual, të dinë të shprehin koncepte të komplikuara dhe abstrakte përmes imazheve;
  • Përdorimi i mediave dixhitale;
  • Prodhimi i përmbajtjes së përshtatshme për mediat sociale;
  • Menaxhimi autonom i projektit;
  • Udhëheqja;
  • Sipërmarrja;

Shumë prej këtyre lëndëve mësohen tashmë në universitete, por në një mënyrë të tillë që zbatimi i tyre jashtë botës akademike është shumë i vështirë.

Edukimi ideal në një botë të “avulluar” kërkon që informacioni të përcillet ashtu si të ishte ajer: i lirë, me bollëk, i ndarë, i disponueshëm menjëherë, i përhapur, abstrakt, i shpejtë, fleksibël.

Ne mund të imagjinojmë një universitet ideal pa mure, me tarifa brenda të gjithëve, me kurse të përshtatura për nevojat e individëve, me metoda mësimore të optimizuara nga përdorimi i teknologjive.

Vetë koncepti i klasës do të duhet të ndryshojë, ajo nuk do të përfaqësohet më nga një hierarki, por nga një ndarje e njohurive midis bashkëmoshatarëve.

 

Çfarë mund të mbajmë mend nga ky libër?

Nëse nuk duam që biznesi ynë të ”avullojë” ose ”shkrihet” si bora në diell në shoqërinë e përcaktuar nga software-i në të cilën jetojmë, ne mund të përgatitemi dhe të përpiqemi të përtërijmë ose të rishpikemi duke lëvizur në dy drejtime.

E para është ajo e dixhitalizimit; nëse zgjedhim këtë rrugë, le të pyesim veten: a mund ta shndërroj biznesin tim në një shërbim të menaxhuar nga software-i? Si mund të bëj më mirë me më pak burime?

Mënyra e dytë është të zhvillojmë (nëse nuk e kemi tashmë) veçantinë tonë që na pengon të “avullojmë” dhe të zhdukemi në eter pa edhe kënaqësinë e lënies së gjurmëve. Asgjë nuk ju pengon të shkoni në të dy anët.

Sapo keni mësuar idetë kryesore të librit “Vaporized”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit