4.8 C
Pristina
Friday, December 6, 2024

Nëna e të gjitha të këqijave – Dr Zakir Naik

Më të lexuarat

Një prej problemeve të mëdha në Perëndim është alkoolizmi Përveç që është problem vetvetiu, alkoolizmi shkakton shume probleme Kur’ani Fisnik ka zgjidhje:

“O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni!” (El-Maide, 90)

Kur’ani thotë se të gjitha këto janë shpikje të shejtanit. Në tru ekziston qendra që ju ndalon që të bëni gjëra të papranueshme në shoqeri Nëse më duhet t’i përgjigjem thirrjes së natyrës, ajo qendër më thotë: “Mos e bën atë këtu. Shko në tualet.” Nëse bisedoj me të moshuarit, ajo qendër do të më thotë: “Drejtoju atyre me respekt. Mos i nënçmo prindërit, mos i nënçmo të moshuarit.” Mirëpo, njeriu kur është i dehur, kjo qendër e trurit është e paaftësuar. Për këtë shkak, mos u çuditni kur t’i shihni alkooliket se si urinojnë në rroba. Ata përdorin fjalë të këqija, nuk i respektojnë prindërit e tij e as që kujdesen për atë se në prezencën e kujt gjenden – ata flasin gjithçka.

Mbi 95% të rasteve të dhunimeve ndodhin në gjendje të dehur të kryerësit ose të viktimës së dhunimit. Gati të gjitha rastet e incestit (marrëdhëniet intime me më të afërmin) ndodhin në gjendje të alkoolizuar. Një prej shkaktarëve të përhapjes së AIDS-it është alkoolizmi.

Disa njerëz thonë: “Ne pimë vetëm nganjëherë, me maturi.” Banorët e rajoneve të ftohta thonë: “Vetëm nga një gotë, që të ngrohemi. Kjo nuk pengon.” Nëse kanë të ftohtë, le të ndezin zjarrin. Në të vërtetë, ata e kanë dert vetëm pirjen. Nëse është në pyetje i ftohti, përse nuk merrni mjaltë? Mjalti më mirë do t’ju ngrohë sesa alkooli. Mirëpo, mjalti nuk do t’ju “godasë” sikurse alkooli. Njerëzit kërkojnë vetëm arsyetim. Disa perëndimorë më kanë thënë: “Dr. Naik, nuk më pengon që ta pranoj islamin, mirëpo nuk mund ta lë alkoolin.” Ky është vetëm arsyetim për mospranimin e islamit. Madje edhe nëse ju lejohet alkooli, dikush do të gjejë arsye. Ndoshta Allahu ta falë alkoolin, mirëpo shirkun nuk do ta falë. Lere shirkun dhe pranoje islamin. Disa arsyetohen me konsumimin e “matur” të alkoolit. Pyeteni cilindo alkoolik se qëllimi i tyre a ka qenë që të behet alkoolik. Askush nuk ka filluar të pijë alkool për shkak se ka dashur të bëhet alkoolist. Të gjithë fillojnë me “maturi”, ndërsa më vonë përfundojnë si pijanecë. Madje edhe të “maturit” shpesh dehen. Nëse vetëm një herë dehet dhe kryen dhunim ose incest me vajzën, a do t’ia fale këtë ndonjëherë vetvetes? Për këtë shkak, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Gjithçka që dehë në sasi të mëdha, ajo është e ndaluar edhe në sasi të vogla.”(Transmeton Ibn Maxhe)

Askush nuk ka arsyetime! I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Alkooli është nëna e të gjitha të këqijave! (Transmeton Ibn Maxhe)

Për shkak të alkoolit kemi shumë fatkeqësi në shoqëri: njollosja e nderit, dhunime, sëmundje dhe shumëçka. I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem i ka mallkuar dhjetë kategori të njerëzve që janë të përzier në lidhje me alkoolin:

1) Ata që e bëjnë alkoolin;

2) Ata për të cilët bëhet;

3) Ata të cilët e pinë;

4) Ata të cilët e transportojnë;

5) Ata për të cilët transportohet;

6) Ata që e shërbejnë;

7) Ata të cilët e shesin;

8) Ata të cilët fitojnë nga shitja e saj;

9) Ata të cilët e blejnë;

10) Dhe ata për të cilët blihet. (Transmeton ibn Maxhe)

Mallkimi i Allahut i përcjell të gjithë këta njerëz.

Lista është shumë e gjatë

Janë shumë sëmundje që i shkakton alkooli. Vetëm për ta mund të mbahet një ligjëratë e plotë, ndërsa numërimi i tyre do të zgjaste shumë. Shtetet në Perëndim i dinë ato. Për këtë shkak ata kanë sjellë shumë ligje. Do t’i përmend vetëm disa prej tyre.

Njëra prej sëmundjeve më të rrezikshme lidhur me konsumimin e alkoolit është cirroza¹ e mëlçisë. Alkooli shkakton kancerin në ezofag, kancerin e palcës kurrizore, kancerin e zorrëve, kancerin e mëlçisë, gastritisin², ezofagitisin, pankreatitisin, hepatitisin, sëmundjet e zemrës, anginën, hipertensionin, arteriosklerozën koronare… Alkooli është shkaktar i neuropatisë periferike, atrofisë së kores së trurit dhe atrofinë e trurit të vogël. Alkoolistët më shpesh përjetojnë sulm në zemër, ata vuajnë nga obeziteti dhe janë në kategorinë e rrezikshme për t’u sëmurë nga paraliza dhe hipopleksia. Alkooli çon deri te sindromi Wernicke-Korsakoff. Ky është sindrom i humbjes së kujtesës në ngjarjet e frikshme, konfabulacioni dhe dobësimi i mbamendjes në ngjarjet e kaluara qëmoti gjatë mungesës së tiaminit. Te alkoolistët paraqitet pellagra dhe beriberi. Shumë prej tyre vuajnë prej delerium tremensit, komplikimit serioz që paraqitet në mënyrë post operative gjatë infeksioneve rekurente, posaçërisht në periudhën e abstinencës. Pacientët vdesin prej kësaj sëmundje, madje edhe nëpër spitalet më të mira. Mund të paraqiten shumë çrregullime endokrine, siç janë miksodemia, hipertireoza dhe sëmundja e Kurshingut. Të shpeshta janë çrregullimet hematologjike, mungesa e acidit folik, që në fund çon deri te anemia makrotike. Alkoolistët mund të vuajnë nga trombocitopenia dhe prej sëmundjeve të ndryshme të rruazave të gjakut. Ata janë grup i rrezikuar për t’u dhënë pas narkomanisë. Imuniteti i personit i cili rregullisht e konsumon alkoolin dobësohet. Ekziston rreziku nga infektimi i traktit respirator, ndezjes së mushkërive, emfizemës dhe tuberkulozės. Personi i dehur derisa vjell, reflekset e kollitjes janë të dobësuara. Për këtë shkak mund të ndodhë që përbërja e vjelljes të futet në mushkëri, duke shkaktuar pneumoninë dhe ndezjen e tyre. Ky problem mund të çojë deri në vdekje. Ndikimi i keq i alkoolit është shumëfish më i madh te gratë. Gratë më shumë mund të sëmuren nga cirroza e mëlçisë. Konsumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë ndikon në mënyrë negative në fetus. Ekzema, rënia e distrofija, infeksionet rreth thonjve, stomatitisi… Lista është e gjerë! Vetëm numërimi i këtyre sëmundjeve do të zgjaste me kurse debati për secilën prej tyre me muaj.

Mjekët në Perëndim thonë se alkoolizmi është sëmundje. Nëse alkoolizmi është sëmundje, atëherë kjo është sëmundja e vetme:

– Që shitet nëpër shishe;

– Për shitjen e së cilës ekziston licenca e përhershme;

– E cila sjell të ardhura kryesore në shumë shtete në botë;

– E cila reklamohet nëpër të gjitha mediumet;

– E cila çon deri te fatkeqësitë e mëdha nëpër autostrada;

– E cila i shkatërron familjet;

Shkaktarët e së cilës nuk janë viruset, embrionet infektuese e as ftohja.

Jo, alkoolizmi nuk është sëmundje. “Ajo është vepër e ndytë nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni!” (El-Maide, 90)

¹ CIRROZË f. sh. mjek. Rritja e tepruar e indit bashkues, e cila shkakton ngurtësimin e një organi të trupit dhe prishjen e funksioneve të tij.
² GASTRIT m. sh. mjek. Pezmatim i cipës së brendshme të stomakut.

Dr. ZAKIR NAIK

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit