1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Përmes sistemit të ri, eliminohen letrat gjatë regjistrimit të automjeteve

Më të lexuarat

Përmes sistemit të ri INSUREX, ka filluar eliminimi i letrave gjatë regjistrimit të automjeteve. Në një të ardhme shumë të shpejtë synohet eliminimi në tërësi i letrave gjatë procesit të regjistrimit, apo edhe vazhdimit të regjistrimit të automjeteve në Kosovë.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku ka bërë të ditur se deri më tash 8 institucione financiare janë ndërlidhur me sistemin INSUREX, ku në kohe konfirmohet pagesa e policës së sigurimit.

“Deri më tash tetë institucione financiare janë ndërlidhur me sistemin tonë INSUREX. Në momentin kur bëhet pagesa kompania në kohe reale e konfirmon pagesën dhe në këtë forme eliminohet letra si konfirmin i pagesës. Besojmë se shumë shpejt i teri procesi i regjistrimit të një automjeteve do të behët online pa asnjë letër”- ka thënë drejtori i BKS-së Sami Mazreku.

Më tutje Mazreku ka treguar se nga 4 janari i vitit 2023 kur nis puna e Institucioneve do të kërkojmë nga ARC-ja që gjatë regjistrimit të veturës, apo edhe vazhdimit të regjistrimit të eliminohet polica e shtypur e sigurimit si dhe konfirmimi i pagesës, pasi që sipas tij të gjitha këto janë të lidhura me sistemin shumë të avancuar INSUREX.

Për ketë arritje drejtori Mazreku thotë se një falënderim i veçantë shkon për Bankën Qendrore të Kosovës, por edhe drejtoret e kompanive të sigurimeve të cilët në vazhdimësi kanë treguar bashkëpunim për modernizim dhe avancim të sistemit.

Më tutje Mazreku falënderon Institucionet Financiare që janë bërë pjesë e sistemit si dhe ato që janë në përgatitje për tu bërë pjesë e këtij sistemi.

Përndryshe deri më tash Institucionet që janë ndërlidhur me sistemin INSUREX janë: IFJB “Capital”, Vllesa – CO, Unioni Financiar, IFJB Posta e Kosovës, IFJB FINSER, Banka Ekonomike, IBAS.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit