9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Përmes rrëfimeve deri te drejtësia

Më të lexuarat

Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se çështja e të mbijetuarve të dhunës seksuale nuk po trajtohet me seriozitetin e duhur nga sistemi i drejtësisë në Kosovë.

Në një raport të publikuar nga organizata që drejton Rushiti, janë mbledhur dëshmitë e 345 personave të dhunuar gjatë luftës, dëshmi këto që të cilat, siç thotë ajo, do të shërbejnë për shumë institucione, për të ngritur padi e për të kërkuar drejtësi.

Radio Evropa e Lirë: Zonja Rushiti tashmë është bërë publik një raport-dokument me rrëfime të të mbijetuarve të dhunës seksuale. Çka ju shtyri ta publikoni këtë raport?

Feride Rushiti: Realisht ky është një raport statistikor, i cili si iniciativë ka filluar në vitin 2019. Duke punuar ngushtë me të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe duke e parë që institucionet nuk kishin ndonjë iniciativë për të bërë një arkivim të mirëfilltë në raport me krimet e luftës, në veçanti me krimet e dhunimit seksual të luftës, si organizatë e kemi parë të arsyeshme që të fillojmë ta ndërtojmë një platformë, e cila do t’i grumbullonte dëshmitë e të mbijetuarve të dhunës seksuale, në mënyrë që këto dëshmi t’i shërbenin drejtësisë në raport me të vërtetën, por edhe të binin një narrativë të drejtë, bazuar në fakte dhe dëshmi nga njerëz të gjallë si dhe për t’i adresuar nevojat dhe kërkesat, që përtej dëshmive në raport me luftën, t’i mbledhim edhe kërkesat e nevojat me të cilat ballafaqohen të mbijetuarit të dhunës seksuale të luftës.

Dua të theksoj se institucionet kanë mungesë të dokumenteve në raport me krijimin e arkivës [për krime lufte] apo dokumentim të krimeve të luftës. Pra, edhe dy dekada pas [luftës] nuk ka infrastrukturë për të arkivuar mirë këtë çështje.Edhe iniciativa rajonale KOMRA (Komisioni rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljet tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në ish-Jugosllavi që nga 1 janari 1991 deri më 31 dhjetor të vitit 2001) nuk është që i ka dhënë hapësirë të veçantë krimeve të dhunës seksuale. Kjo për faktin që është e vështirë edhe paraqet një ndjeshmëri e veçantë për mënyrën se si do të duhej të adresohet ky krim, si duhet të merret intervista, çfarë duhet t’i ofrohet të mbijetuarit kur e mban intervistën.

Prandaj, duke qenë organizatë lidere që nga viti 1999 në ofrimin e shërbimeve direkte për të mbijetuarit të dhunës seksuale të luftës, e më pastaj duke avancuar agjendën e të mbijetuarve të dhunës seksuale deri në njohjen ligjore të tyre dhe duke punuar me policinë dhe prokurorinë, kemi menduar se është qenësore të krijojmë një arkiv, i cili do t’i shërbente vendit, historisë së re të Kosovës me sa më shumë fakte dhe të dhëna se si është ushtruar ky krim, në çfarë përmasa ka qenë dhe nga cilat forca është kryer, por edhe cilat janë pasojat e dhunimit, qoftë në aspektin shëndetësor, social e ekonomik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit