-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Për shkak të udhëtimit nuk mund të fal namazin…

Më të lexuarat

Pyetje:
Selam aejkum!
Jam studente ndodh që për shkak të udhëtimit nuk po mund të fal namazin
me kohë dhe ta fali kaza a pranohet namazi kaza si te veproi? 

Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetullah!


Motër e respektuar! Allahu kur na ka obliguar me namaz e ka pasur parasysh jetën tonë dhe obligimet tona, por megjithatë ka thënë: Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon.” (Bekare, 286)


Allahu ka obliguar po ashtu që namazi të falet gjatë kohës së vet, sepse namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.” (Nisa’, 103)

 

Nuk bën që namazi të lihet me qëllim dhe të falet kaza. Disa dijetarë madje faljen e namazit kaza nuk e kanë në terminologjinë a tyre fare. Mirëpo shpeshherë njeriu ndodh që gjatë ditës të ketë udhëtim ose ngjashëm me të sa që një namazi mund t’i hyjë dhe t’i skadojë koha duke mos pasur rast ta falësh fare, e sidomos në periudhën dimërore kur dita është e shkurtër dhe namazeve shpejt u kalon koha. Në këtë rast e kemi lehtësimin që Allahu e ka lënë për namaz-falësit që t’i bashkojnë namazet, drekën dhe ikindinë në kohën e njërit vakt (qoftë në kohën e drekës e falë edhe ikindinë paraprakisht, apo në kohën e ikindisë e fal drekën së pari, pastaj ikindinë) dhe akshamit me jacinë po ashtu në njërin vakt si në rastin e parë. P.sh. nëse autobusi niset ora 11:30 dhe arrin në

Prishtinë ora 14:30 që do të thotë se dreka ka kaluar, atëherë fale namazin e drekës pastaj atë të ikindisë. 
Namazet nuk bashkohen mes sabahut dhe drekës, ikindisë dhe akshamit dhe jacisë me sabahun.

Po ashtu në raste udhëtimi namazet që kanë nga katër rekate falen me nga dy rekate. Pra falen sikur sabahu. Namazi i akshamit mbetet me tri rekate pa ndryshim, kurse i jacisë po ashtu falet me dy rekate. 
Allahu e di më së miri!  

Muhamed Dërmaku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit