15.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Papa Benedikti XVI, duke e përmbledhur – Tarik Ramadan

Më të lexuarat

Nga: Tarik Ramadan

Papa Benedikti XVI, duke e përmbledhur – Tarik Ramadan

Kisha Katolike ka probleme serioze.
E vetmja gjë që mund të shpresohet, është që Papa i ardhshëm do të jetë më mirë i përgatitur për të kuptuar çështjet e mëdha të ditës.
Papa Benedikti nuk e ka  lënë shenjën e tij në histori, me mjaft vendosmëri si paraardhësi i tij, Gjon Pali. Emri i këtij të fundit do të jetojë edhe pas tij, si një ekzemplar i hapjes, shërbimit ndaj njerëzimit dhe dialogut me traditat shpirtërore dhe fetare botërore. Kur kardinali Ratzinger u zgjodh Papë 8 vjet më parë, ai pritej se do të riafirmonte pozicionin qendror të dogmës, parimeve dhe ligjeve të Kishës Katolike Romake. Ai solli me vete një famë për ashpërsi fetare, rreptësi teologjike në çështjet e doktrinës dhe praktikës, si dhe një qëndrim të papërkulur ndaj traditave të tjera kristiane dhe feve të tjera. Kisha ishte e vërteta dhe duhet ta riafirmonte këtë të drejtë me qartësi dhe kurajë. Ky riafirmim ishte gur themeli i konceptimit të tij për funksionin e papës.
Dija e madhe fetare e papës në ikje, duhet që sigurisht të vlerësohet, ashtu si edhe inteligjenca e tij medituese, e sinqertë dhe e vërtetë. Ai ishte mbi të gjitha një Katolik i palëkundur, një njeri me një bindje të thellë, e nxitur nga një fiksim dhe qëndrueshmëri e vazhdueshme.  Vitet e para të papatit të tij, zbuluan shpejt mangësitë dhe cilësitë e tij, dhe kjo  menjëherë sapo ai mësoi të bashkëvepronte me botën e medias dhe komunikimit. Benedikti i XVI doli në pah si një figurë e  brenda-kthyer, duke e shprehur veten e tij si një teolog i zhytur në tekste dhe tradita, ku shumë nga qëndrimet e pakta të tij publike treguan një përzierje të konsistencës Katolike dhe ngathtësisë mediatike. Ai dhe këshilltarët e përfaqësuesit e tij, ishin shpesh të detyruar të perifrazonin, shpjegonin apo qartësonin një qëndrim, formulë apo fjalim. Ai nuk ishte në asnjë mënyrë një papë mediatik, por një papë i shkrimeve të shenjta, dhe më besnik ndaj normave të cilat kërkonte të respektoheshin, sesa të  përshtateshin nga urdhëresat e përgjigjes ndaj sfidave bashkëkohore.
Kjo qëndrueshmëri e ndershme dhe uniforme e tij e çoi atë në pozicione që u provuan të vështira për pranimin e familjes më të gjerë të Krishterë. Për të, pas gjithë atyre që janë thënë dhe bërë, e vërteta dhe shpëtimi i vetëm dhe i vërtetë, nuk mund të parashikohej jashtë Kishës Katolike.
Dialogu me Protestantët, Ortodoksët apo kishat e tjera katolike ishin sigurisht të dyja, si të nevojshme ashtu edhe pozitive, por ai kurrë nuk mund ta harronte atë urdhëresë të vetme. Qasja e tij ndaj dialogut me traditat monoteiste Myslimane dhe Hebraike, dhe përtej tyre me Hinduizmin dhe Budizmin me të njëjtën konsistencë, si tradita shpirtërore dhe si fe, ishte si një befasi,  pasi ata edhe pse mund të përmbanin një element të së vërtetës,  nuk mund të përbënin kurrsesi një shteg drejt shpëtimit të shpirtrave.
Dialogu mund të përqendrohej mirë në parimet e përbashkëta etike, praktikat respektive dhe realiteteve sociale, por në asnjë rrethanë nuk mund të hidhej asnjë dyshim mbi të vërtetën, që në sytë e tij, vetëm Kisha Katolike e posedonte dhe mishëronte, një pozicion ky që dukej mjaft i logjikshëm për ato brenda, por logjikisht dhe dogmatikisht përjashtues, kur shihet nga jashtë. Pra ishte kjo arsyeja që papa doli në pozicion me qëndrueshmërinë dhe mëndje-mbylltësinë e tensionuar të dogmatizmit. Kjo erdhi si pa surpriza, që dialogu ndërfetar ishte i njëanshëm, i holluar por mbi të gjitha i kotë, përveçse si një zëvendësues për konkurrencën misionare apo krahasimin e praktikave pozitive dhe negative.
Pikërisht në këtë këndvështrim duhet të kuptohet edhe leksioni i tij në Universitetin e Ravensburgut. Leximi nga ana e tij, i historisë Evropiane u ngarkua me frikën në lidhje me epokën moderne. Sipas tij, kontinentit i orvaten dy kërcënime: shekullarizmi që po udhëheq fenë- si një fe, rregulla, dhe shpresa- në kufijtë e shoqërisë, si dhe mbërritja e myslimanëve anëtarët e së cilëve, praktikat dhe dukshmëria në rritje që përfaqësonin, ishin një sfidë madhore për Kishën Katolike.
Më shumë forcërisht sesa me zhdërvjelltësi si dhe me gabime historike, Papa Benedikti  XVI pohoi rrënjët helenike dhe të krishtera të Evropës. Këmbëngulja e tij në rileximin e së kaluarës, dukë reduktuar origjinën kulturore të Evropës në traditën racionaliste helenike dhe besimin e krishterë, ishin projektuar për të riafirmuar identitetin Evropian. Ndërsa miliona myslimanë që jetojnë në Evropë, mbeten të huaj në lidhje me identitetin e thellë evropian, identitet ky  i cili duhet të afirmohet, mbrohet dhe justifikohet.
Sigurisht, e vërteta historike është çështje tjetër. Islami ashtu si Judaizmi, është pjesë dhe parcelë e shpirtit Evropian, një shpirt i formësuar nga mendimtarët, filozofët, arkitektët  autorët  dhe tregtarët e tyre.  Islami është historikisht dhe njëkohësisht një fe evropiane. Qëndrimet e papës duhet të shihen përmes prizmit të frikës, druajtjes së pranisë së myslimanëve, dhe si të udhëhequr nga dëshira e fortë  për të rigjallëruar aktivitetin misionar në zemër të Evropës.
Benedikti i XVI e vështroi dialogun ndërfetar nëpërmjet të njëjtit prizëm. Në vazhdën e takimeve tona, ku i fundit u zhvillua në Romë në 2009, u provua si e pamundur sjellja e bazave dhe parimeve teologjike, diskutimi u kthye shpejt në praktikat tona respektove, si dhe në trajtimin e pakicave të krishtera në Lindje.
Sigurisht ne duhet të tregojmë  për vlerat e përbashkëta, por edhe atëherë dialogu doli me shpejtësi jashtë krahasimeve, reciprocitetit dhe konkurrencës. Debati në lidhje me trajtimin e të krishterëve lindorë, nuk mund dhe nuk duhet të shmanget. Diskriminimi është një fakt dhe myslimanët duhet të përgjigjen me sinqeritet të plotë, por kjo nuk mund të bëhet një pretekst për shmangien e pyetjeve themelore teologjike, ose, më në përgjithësi, detyrimin për ti vendosur gjërat në kontekstin e duhur historik dhe politik.
Fakti që të drejtat e myslimanëve janë shpesh më mirë të mbrojtura në Perëndimin sekularist, ka të bëjë shumë pak me Kristianizmin, ashtu sikurse diskriminimi rastësor në shoqëritë me shumicë myslimane, nuk mund ti atribuohet interpretimeve të caktuara të mënjanuara të Islamit. Nga ana tjetër, është e pamundur të mos marrësh parasysh faktorët politikë dhe historikë që ndikojnë dhe shkojnë edhe përtej dialogut të rreptë ndërfetar. Të kufizosh dialogun, me fetë e tjera në përgjithësi dhe Islamin në veçanti, me pompozitetet misionare (kundra “kërcënimit” të Islamit në Perëndim) dhe kritikave të përhershme (duke nënvizuar kontradiktat e shoqërive  me shumicë myslimane), vetëm mund të privosh vlerat dhe të kufizosh potencialet e tyre për përmirësimin e ndërgjegjësimit të përbashkët dhe nxitjes së frytshmërisë, respektit, dhe bashkëjetesës harmonike e pro-aktive.
Kisha duhet të përballet me faktet, ajo ka një problem serioz dhe të hershëm. Vitet e fundit të Papa Gjon Palit II dhe të tërheqjes në moshën 85 vjeçare të Benediktit të XVI, simbolizojnë një epokë: në ditët e sotme kisha duket e dobët, më mbrojtëse, larg nga njerëzit e thjeshtë dhe e fiksuar më kokëfortësi në parimet që miliona i dëgjojnë dhe vetëm pak i praktikojnë. Kishat e Evropës, dhe në përgjithësi në Perëndim, janë zbrazur dhe ato që kanë mbetur janë gjithnjë e më tepër të moshuar.
Ajo çka mund të shpresohet, është që papa i ardhshëm do të zotërojë freskinë e shpirtit të kombinuar me seriozitetin dhe zotësinë teologjike, pasi vetëm në këtë mënyrë, ai do të jetë më i aftë për të kuptuar çështjet e mëdha të ditës, në të dyja aspektet, si brenda kishës ashtu edhe në zemër të shoqërisë bashkëkohore. Ajo çka mund të shpresohet, është që ai do të jetë në gjendje për të artikuluar një mesazh më pak gërryes, ku së pari të jetë më i hapur ndaj traditave të tjera, edhe pse besnik ndaj asaj që ai e beson  si të “vërtetën”, dhe kurrë  të mos  neglizhojë dialogun dhe respektin reciprok. Mbi të gjitha, të qëndrojë i vendosur për një Perëndim pluralist dhe gjithëpërfshirës si një mishërim ky i mesazhit Katolik.
Kisha, në lidhje me njohjen e shumëllojshmërisë së brendshme ( prania e traditave të tjera kristiane) dhe së  jashtme ( traditat shpirtërore dhe fetë e tjera e tjera të botës), duhet ti përfshijë në një debat të hapur dhe të plotë si dhe brenda rregullave dhe praktikave të saj. Beqaria e priftërinjve, përjashtimi i gruas nga hierarkia klerikale, pranimi i divorcit, përdorimi i kontraceptivit, apo përgjigja etike e kishës Katolike ndaj çështjeve bashkëkohore shkencore dhe teknologjike, janë vetëm disa nga çështjet ndaj të cilave papa i ardhshëm do të thirret për tu përgjigjur: jo kundra parimeve katolike, por në një urgjencë të trefishtë e përpikmëri ndaj këtyre parimeve, në rishqyrtimin kritik të burimeve si dhe në pranimin e përgjegjësisë për gjendjen e botës sonë.
Çdo traditë shpirtërore dhe fetare, duhet ta dorëzojë veten ndaj procesit të kritikës dhe vetë-kritikës. Një proces i tillë, do të kërkojë mbështetjen e plotë të papës, priftërinjve dhe kompetentëve, e më  të sigurtëve, kurajozëve dhe përfaqësuesve të kualifikuar (rabinë dhe ulema) të besimeve të tjera, që do të kundërshtojnë qëndrimet mbrojtëse dhe të pranojnë se përgjegjësia e tyre primare, është të zgjojnë mendjet dhe zemrat për kuptimin e jetës dhe vdekjes, ndaj dinjitetit të njerëzve në shumëllojshmërinë e tyre, si dhe afirmimin e qëllimeve gjithëpërfshirëse (universal dhe të përbashkët). Qëllime që asnjë shoqëri nuk duhet ti neglizhojë si pjesë e rrezikut të saj.  Kisha sot është në pritje të këtij mesazhi dhe udhëzuesi baritor, ashtu sikurse bëjnë të gjitha traditat fetare dhe shpirtërore të botës.
 
Perktheu: Ervin Hakorja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit