10.7 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Rezolutë mbi dispozitën e ndryshimit të seksit në Islam

Më të lexuarat

Në emër të Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit,

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe bekimet qofshin mbi zotërinë tonë Muhamedin, vulën e Profetëve, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.

Rezoluta nr. 251 (13/25)

Mbi temën: sqarim rreth dispozitës së ndryshimit të seksit në Islam

Këshilli i Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam që buron nga Organizata e Bashkëpunimit Islam, i mbledhur në sesionin e tij të njëzet e pestë në Xhedah, Mbretërinë e Arabisë Saudite, gjatë periudhës nga 29 Raxheb deri në 3 Shaban 1444 h, që korrespondon me 20-23 shkurt 2023, pasi shqyrtoi studimet e dorëzuara në Akademi lidhur me temën e dispozitës së ndryshimit të seksit në Islam, dhe pasi dëgjoi diskutimet dhe sugjerimet që u zhvilluan rreth saj, vendosi sa vijon:

E para: “ndryshim seksi” do të thotë shndërrimi i një mashkulli në femër, ose shndërrimi i një femre në mashkull.

E dyta:  Sipas legjislacionit Islam është ndaluar të ndryshohet seksi, sepse konsiderohet ndryshim i krijimit të Zotit, e cila përfshihet në thënien e të Plotfuqishmit: “ (Ai djalli tha) Doemos do t’i shpie ata në rrugë pa rrugë, do t’i josh me shpresa të kota dhe, me siguri, do t’i urdhëroj që t’u presin veshët bagëtive, e pastaj do t’i urdhëroj që të ndryshojnë krijesën e Allahut”. [An-Nisa: 119], si dhe në hadithin e përmendur nga Buhariu i cili përcjell nga Ibn Abasi –Allahu qoftë i kënaqur me të – se Pejgamberi ﷺ i ka mallkuar meshkujt që sillen si femra dhe femrat që sillen si meshkuj, si dhe ka thënë: “Nxirrni ata prej shtëpive tuaja!” (Buhariu nr. 5886)

E treta: Nëse burri transformohet në mënyrë të dukshme në femër, gruaja ka të drejtë të kërkojë shkurorëzimin duke e konsideruar këtë si një mangësi, por edhe nëse gruaja transformohet në mashkull, burri mund ta divorcojë.

E katërta: Dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me detyrat dhe të drejtat fetare dhe civile të mashkullit dhe femrës mbeten të pandryshuara siç ishin para se ndonjëri prej tyre të transformohej në mënyrë të dukshme nga mashkull në femër, ose nga femër në mashkull, veçanërisht dispozitat që kanë të bëjnë me kujdestarinë, shpenzimet dhe trashëgiminë. Kjo për shkak se shndërrimi i tij në femër apo mashkull nuk konsiderohet një ndryshim real, por një ndryshim sipërfaqësor i vendosur nga mjekët, ndaj nuk ka asnjë efekt në vendimet që janë përcaktuar përpara se njëri prej tyre të ndërmarrë këtë veprim.

Akademia rekomandon si më poshtë:

  1. U bëjmë thirrje qeverive dhe shteteve që të parandalojnë operacione të tilla, si dhe të ndërmarrin sensibilizimin për rreziqet dhe pasojat shkatërruese të tyre si për individin ashtu dhe shoqëritë, nga ana tjetër njerëzit të cilët kanë çrregullime të identitetit seksual ose obsesione për arsye psikologjike duhet të orientohen për trajtim.
  2. Rritja e ndërgjegjësimit për rrezikun që kanë thirrjet të cilat mbrojnë homoseksualitetin dhe ndryshimin e seksit, si dhe synojnë të përhapin perversitetin dhe imoralitetin nën pretekstin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive individuale.
  3. Besimtarët duhet të kthehen tek Allahu i Plotfuqishëm dhe t’i drejtohen Atij, si dhe të orientohen drejtë asaj që lejohet nga legjislacioni i pastër Islam, dhe rekomandimi i saj si mjet trajtimi, pasi përmban shërimin nga të gjitha problemet, veçanërisht nga çrregullimet psikologjike dhe të tjera.

Allahu e di më së miri!Li

Lidhja e Hoxhollarëve

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit