20.5 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Irani u druhet Arabëve, por ato nuk duan luftë

Më të lexuarat

Nga: Wadah Khanfar

Irani u druhet Arabëve, por ato nuk duan luftë

Nuk ka asnjë oreks Arab për kaosin e shkaktuar nga një sulm i Izraelit apo ndonjë sulm perëndimor mbi Iranin, pavarësisht frikës mbi ekspansionizmin e tij.
Imazhi i Iranit në opinionin publik Arab ka ndryshuar gjatë tre dekadave të fundit. Popullariteti i tij në masat arabe ka rënë, megjithëse kjo për arsye që nuk kanë të bëjnë aspak me shqetësimet e Izraelit dhe fuqive perëndimore. Do të kishte qenë një gabim për të përshkruar shqetësimet e përhapura arabe në lidhje me Iranin si një akt mbështetjeje për një luftë të Izraelit apo Amerikës kundër tij.
Kur  filloi revolucioni islamik, në vitin 1979 nën udhëheqjen e Ajatollah Khomeinit, ai ngjalli një admirim të konsiderueshëm tek masat arabe. Ai përfaqësoi një model të veprimit  të organizuar popullor, që solli rrëzimin e një prej regjimeve më tiranike të rajonit. Popujt e rajonit panë qartë në këtë revolucion një shpresë të re për liri dhe ndryshim.  Rrugët arabe e përqafuan revolucionin pa ndonjë nervozizëm të veçantë në lidhje me dimensionet e tij sektare dhe etnike. Shumica e Arabëve janë myslimanë suni dhe shumica e Iranianëve janë myslimanë shiit. Megjithëse dimensioni Shiit ishte i pranishëm në revolucion qysh nga ditët e para të tij, shumica e arabëve nuk u shqetësuan për këtë. Në të vërtetë, kur filloi lufta mes Irakun dhe Iranit në vitin 1980, një segment I rëndësishëm i arabëve nëpër rrugë vijuan pamjen e tij pozitive ndaj Iranit, edhe pse ai po luftonte me një vend arab. Popullariteti i Iranit u rrit ndjeshëm për shkak të mbështetjes së tij për rezistencën Libaneze dhe Palestineze, në një kohë kur shumë arabë e ndjenë se regjimet e tyre kishin hequr dorë nga detyrat e tyre përkundrejt Palestinës. Në fakt, gjatë luftës së Izraelit në Liban në vitin 2006, dy figurat më popullore në Kajron sunite ishin Presidenti i Iranit Ahmadinexhad dhe lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah.
Marrëdhëniet mes Iranit dhe opinionit publik arab morën një kthesë vendimtare me ngjarjet e përgjakshme që përfshinë Irakun në vitin 2005. Arabët në përgjithësi ishin të tmerruar nga dhuna sektare e përhapur. Disa e akuzuan Iranin për ndezjen e mëtejshme të situatës me trajnimin dhe armatimin e milicisë Shiite, e cila raportohej se kishte ndërmarrë mizori të rënda kundra sunitëve në Irak. Këto ngjarje shkaktuan një valë zemërimi ndaj Iranit nga pjesa më e madhe e botës arabe. Kjo madje u përhap edhe në vendet e Afrikës së Veriut, të cilat nuk kishin pasur kurrë ndonjë ndërveprim sekrarian me Republikën Islamike.
Nga ana tjetër, Irani e  pranoi se përmbysja e Sadam Husejnit ofroi një mundësi të rrallë për të shfaqur ushtrimin e  ndikimit të tij politik mbi një nga vendet më të fuqishëm dhe më të pasur në rajon. Ai shumë shpejt përshtati një strategji të veçantë në drejtim të gjithë rajonit, në të cilin balanca strategjike e fuqisë kishte shpërthyer pas rënies së Irakut. Irani e nguliti ndikimin e tij të sigurisë politik në Irak, si dhe zgjeroi rolin e tij mes pakicave Shiite në shtetet  arabe të gjirit. Kjo shkaktoi përhapjen e frikës për perceptimet e qëllimeve të tij ekspansioniste. Prej atëherë e në vijim, aktivitetet e tij morën një karakter të veçantë sektar, ku në të kaluarën ajo kishte tentuar të mohonte mbështetjen për fraksionet sunite islamike të palestinezëve.
Më pas, Irani lëvizi për të mbështetur regjimin e presidentit sirian, Bashar al Asad. Masat  arabe vunë re në këtë një provë të  mëtejshme të trajektores sektare Iranit, duke përkeqësuar kështu imazhin e tij negativ  në mendjet e shumicës së arabëve. Një sondazh i opinionit i kryer nga Xhejms  Zogbi  në emër të fondacionit dhe institutit  arabo-amerikan në korrik 2011,  shfaqi një rënie “tronditëse”  në popullaritet të Iranit në gjashtë vendet ku ishte kryer sondazhi, me përjashtim të Libanit. Faktori kryesor për këtë ishte  roli i luajtur nga Irani në rajon.
Megjithatë, është e rëndësishme që të bëjmë dallimin mes arsyeve të pozicionit Arab kundrejt Iranit si dhe këndvështrimit të Izraelit dhe perëndimorëve. Arabët janë të shqetësuar ndaj politikave ekspansioniste të Iranit si dhe natyrës së tyre sektare. Gjithsesi, ato nuk e shohin programin bërthamor të Iranit si një kërcënim. Një sondazh I realizuar nga Shibli Telhami nga Universiteti i Merilandit në tetor të vitit 2011, tregoi se më shumë se 64% e të anketuarve besonin se është e drejta e Iranit që ta vazhdojë programin e tij bërthamor. Nuk është e mundur që të kuptojmë këtë qëndrim arab, pa vënë në dukje pikëpamjen e tyre në lidhje me arsenalin bërthamor të Izraelit. Logjika është e qartë: për sa kohë që Izraeli zotëron armë bërthamore, është e drejtë përpjekja e  vendeve të rajonit për ta arritur atë.  Prandaj, në mënyrë që të ndalohet përshkallëzimi I garës së armatimeve, mbetet e  domosdoshme që e gjithë Lindja e Mesme të kthehet në një zonë pa armë bërthamore.
Sigurisht që gjendet një çështje e rrënjosur thellë në ndërgjegjen arabe, e cila duhet të theksohet, në mënyrë që të kuptojmë justifikimet dhe motivet e qëndrimeve të tyre ndaj Iranit. Arabët e pranojnë që Irani është një vend fqinj. Ai gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet një aktor i rëndësishëm në strukturën politike, ekonomike dhe kulturore të rajonit.  Kjo afërsi gjeografike dhe historike dikton se Irani duhet të qaset me një nivel të lartë të përgjegjshmërisë,  pasi marrëdhëniet e mira fqinjësore kërkojnë një perspektivë drejt një të ardhmeje, duke përcaktuar mundësitë aktuale. Në këtë drejtim, kërcënimi i Izraelit për të nisur një sulm ndaj Iranit nuk ka mbështetjen e masave arabe për një sërë arsyesh. Më e rëndësishmja, një luftë me Iranin mbart një numër rreziqesh, pasojat e së cilave mund të jenë të paparashikuershme në të dyja aspektet, si në të ardhmen a afërt ashtu edhe në atë të largët. Vendet fqinje arabe të gjirit, mund ta gjejnë veten e tyre në një realitet të rëndë të sigurisë, e cila mund ti çojë në një të ardhme të rrezikshme. Kështu që, Arabët shpresojnë ti balancojnë marrëdhëniet  me fqinjin e tyre, Iranin, në një kuptim paqësor që neutralizon ambiciet e tij ekspansioniste dhe që ndalon ndërhyrjen e tij në punët e tyre të brendshme. Kjo mundësi është rritur edhe nga revolucionet arabe, të cilat në mënyrë potenciale do të korrigjojnë balancën e forcave të rajonit. Arabët mund t’ia dalin më mirë pa kaos, pasojat e së cilit nuk mund të përmbahen.
Pranvera Arabe i ka frymëzuar popujt e rajonit me një vizion të ndryshimit. Megjithatë, gjendet ende një rrugë e gjatë përpara, para se ata të arrijnë një stabilitet politik dhe ekonomik. Kjo nënkupton shkrimin e kushtetutave, ndërtimin e institucioneve shtetërore dhe frenimin e rënies ekonomike. Me fjalë të tjera, ato janë në procesin e tranzicionit. Kjo është një periudhë që kërkon paqe dhe marrëveshje të brendshme në lidhje me përparësitë. Një luftë me Iranin, do të shkëpusë vëmendjen nga nevojat e tranzicionit demokratik, duke u përqendruar në kërkesat e luftës. Ndërsa është e lehtë për të parashikuar fillimin e saj, është pothuajse e pamundur për të ndjellë fundin e saj. Lufta do të ripërpilojë aleancat dhe do të nxjerrë në pah ndërhyrjen e jashtme në çështjet e shteteve dhe grupimeve. Me këtë rast, pranvera Arabe do të përfundonte dhe do të zëvendësohej nga një vjeshtë e Lindjes së Mesme, e cila nuk do ti jepte asgjë rajonit dhe botës,  përpos mjerimit dhe rrezikut.
 
Përktheu: Ervin Hakorja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit