1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Origjina dhe ritualet e “çuditshme” të Halloween

Më të lexuarat

Halloween, i cili festohet kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera anglo-saksone, e ka origjinën në mesjetë dhe kulturën pagane kelte. Festivali ekziston në atë vend evropian për më shumë se 2000 vjet dhe quhet ‘Samhain!. Në fillim, Samhain ishte një festë pagane, e kremtuar nga popujt keltë për të shënuar fundin e të korrave. Në fakt, fjala do të thotë fundi i verës’. Irlandezët ishin përgjegjës për prezantimin e Halloween në Shtetet e Bashkuara.

Keltët besonin se shpirtrat u zgjuan nga pushimi i tyre dhe shkuan në shtëpitë e të afërmve për të kërkuar kënaqësi. Për të shmangur mallkimet dhe hakmarrjen, ata ju jepnin shpirtërave ushqime të ndryshme. Ata mbanin maska për fytyrën që të mos njiheshin nga fantazmat në rrugë dhe kështu t’i pengonin ata të hynin në shtëpitë e tyre. Zakoni i veshjes si personazhe të frikshëm u ngrit për të përfaqësuar shpirtrat që vinin për të bërë marrëveshje në këmbim të mos shqetësonin të gjallët.

Kungulli me një dritë brenda ka një emër: ‘The Jack-o’-Lantern’ dhe është pjesë e një legjende irlandeze.

Jack, një njeri që nuk ka qenë kurrë në parajsë apo ferr, endet nëpër botë duke mbajtur një rrepë me një qiri brenda, për ta ndihmuar atë të gjejë fatin e tij. Me kalimin e kohës, perimet u zëvendësuan nga një kungull pasi ishte më i bollshëm në Amerikë dhe mbante erë më të mirë.

Në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, njerëzit ndezin zjarre, në përfaqësim të një tradite shumë të vjetër të mbajtur në Irlandë, ku bëheshin sakrifica për nder të vdekjes. Përveç zjarrit, irlandezët visheshin me gëzof dhe koka kafshësh dhe kërcenin për të larguar shpirtrat e këqij.

Për më tepër, Keltët besonin se në këtë kohë të vitit ishte e mundur të vendosej një lidhje midis botës së të gjallëve dhe botës së të vdekurve. Paganët e konsideronin jashtëzakonisht të rëndësishme të mbroheshin nga shpirtrat e këqij nëpërmjet ritualeve që, me kalimin e kohës, u transformuan dhe emigruan. Keltet gjithashtu dikur linin qirinj të ndezur jashtë për të ndihmuar shpirtrat të gjenin rrugën e tyre drejt dritës.

Ka disa referenca për origjinën e ‘mashtrimit ose trajtimit’ tradicional, zakoni i trokitjes nga dera në derë për të kërkuar gjëra të mira. Njëra prej tyre vjen nga mesjeta, kur në ditën e shpirtit, ishte e zakonshme që njerëzit më të varfër të kalonin pranë shtepive duke kërkuar lëmoshë në këmbim të lutjeve për të vdekurit e asaj familjeje.

Vetëm në shekullin e 17-të u dëgjua për herë të parë fjala ‘Allhallow-even’. Duke ardhur nga gjuha skoceze, në vitin 1745 ajo evoluoi në “Hallowe’en” dhe më në fund përfundoi në Halloween.

Në Shtetet e Bashkuara, një lojë e zakonshme e Halloween-it është kapja e mollëve në një kovë me ujë me gojën tuaj. Origjina e tij vjen nga një praktikë ekzoterike, në të cilën besohet se kushdo që arrin ta kapë frutin me dhëmbë do të ishte me fat në dashuri.

Origjina dhe praktikat pagane me prapavije sataniste janë të qarta në praktikimin e kësaj feste që në origjinë është festë fetare. Andaj pyete veten: a duhet ne si familje të shëndosha të marrim pjesë në kremtimin dhe promovimin e kësaj feste?! A kemi menduar se si mund të jetë ndikimi psikologjik i këtyre ritualeve të errëta në zhvillimin e personalitetit të fëmijëve?!

Përktheu: Bujar Sejdiu

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit