11.1 C
Pristina
Friday, May 24, 2024

Doktrina e “pushtimit historik”

Më të lexuarat

Nuk bëhet fjalë për pushtim nëpërmjet tanqeve apo avionëve luftarakë, madje as për pushtim ideologjik e kulturor, por flitet për një pushtim i cili është shumë herë më i rrezikshëm! Kjo, sepse pushtimi historik nuk lufton vetëm të tashmen, por lufton dhe të kaluarën mbi të cilën është ndërtuar e tashmja!

Doktrina e pushtimit historik konsiston në faktin që pushtuesit e historisë, i zhdukin të gjithë faktorët e ekzistencës sonë nga faqja e historisë. Ata e bëjnë këtë nëpërmjet mbjelljes së dyshimeve dhe nëpërmjet kritikës ndaj simboleve të umetit tonë. Dhe pasi tregimet mbi simbolet e botës islame të bëhen të dyshimtë, pushtuesit fokusohen mbi etapat e rënies së botës islame. Madje, ata trillojnë tregime imagjinare mu para syve tanë, që të deformojnë imazhin e historisë sonë. Kështu, ata njerëz të lig i transformojnë heronjtë tanë nga njerëz të mëdhenj në vrasës tinëzarë, ndërsa dijetarët tanë i shndërrojnë në njerëz të lajthitur, ose në rastin më të mirë, i fshijnë të gjithë nga faqja e historisë. Në të njëjtën kohë, të njëjtët pushtues madhërojnë heronj imagjinarë të historisë së tyre, apo edhe të historisë sonë! Amri i biri i Asit, shoku i Profetit (paqja qoftë mbi të!), shndërrohet në një kriminel lufte, ndërkohë që Napoleon Bonaparti paraqitet si një çlirimtar madhështor, emrin e të cilit librat tanë shkollorë e bëjnë të përjetshëm! Abasi i biri i Fernasit, shpikësi i shkencës së fluturimit, shndërrohet në një dijetar të lajthitur, dhe ndërkohë madhërohet Ajnshtajni, shpikësi i bombës atomike, e cila ka vrarë qindra mijëra njerëz të pafajshëm! Në rastin më të mirë, të njëjtët pushtues punojnë për fshirjen nga historia të emrit të një heroi të vërtetë, i cili rrallë mund të jetë parë në historinë e globit tokësor, siç ishte Ahmedi i biri i Fadlanit, të cilin do e cekim në këtë libër. Ata e fshinë emrin e këtij heroi nga arkiva e heronjve të historisë sonë! Dhe në vend të tij vendoset emri i disa heronjve imagjinarë si Sindibadi, Aladini dhe Ali Baba. Kësisoj, në historinë tonë të gjatë, neve s’na mbeten, veçse disa “komandantë kriminelë”, apo disa “dijetarë të lajthitur”, ose disa heronj imagjinarë, të cilët u bënë heronj nëpërmjet llambave magjike, apo nëpërmjet qilimave fluturues! Ndaj, një muslimani nuk i ngelet gjë tjetër, nëse ai ka dëshirë të bëhet hero, veçse të udhëtojë nëpër shkretëtirërat e thata, apo të eksplorojë nëpër thellësitë e shpellave të errëta! Mbase diku atje do të gjejë llambën e Aladinit, nëpërmjet së cilës dhe vetëm nëpërmjet saj- mund të bëhet hero dhe musliman në të njëjtën kohë! Pasi pushtuesit ta kenë mbjellë këtë koncept të rrezikshëm te ju, atëherë koncepti i modelit të heroit do të denigrohet në sytë tuaj, pa e hetuar fare ju një gjë të tillë! Dhe atëherë, me lehtësinë më të madhe, ju dhe unë do të rrokullisemi si ato kokrrat e frutave të kalbura!

/Xhihad Turbani – NJËQIND KOLOSË TË BOTËS ISLAME QË NDRYSHUAN RRJEDHËN E HISTORISË/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit