0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nuk më del gjumi për namaz të sabahut. Si të veproj dhe a numërohem ndër dyfytyrëshit?

Më të lexuarat

Përgjigja:Njeriu duhet të angazhohet për t’i dalë gjumi për namazin e sabahut. Nëse e di se nuk i mjaftojnë 2 apo 3 orë gjumë të natës, atëherë duhet të flejë më herët, pra të flejë pas jacisë. Madje, kjo është sunet. Nëse njeriu rri zgjuar pas jacisë, ka shumë mundësi t’i ikë namazi i sabahut kur nata është e shkurtër. Ai nuk duhet të qëndrojë zgjuar deri në mesnatë, e pastaj të thotë “nuk më doli gjumi”, ngase ai kështu veçse i ka bërë shkaqet që të mos i dalë gjumi. Është parim i njohur: çdo rrugë që çon deri te obligimi është obligim. Nëse e di se në qoftë se nuk fle sa duhet, nuk do t’i dalë gjumi për sabah, atëherë nuk të lejohet të qëndrosh zgjuar pas jacisë dhe e ke obligim të flesh menjëherë pas jacisë. Përndryshe, nëse nuk vepron kështu, bën mëkat. Përveç që të ikë namazi, bën mëkat që nuk i ke marrë shkaqet për t’u zgjuar. E në rastin kur njeriut nuk i mjafton gjumi pas jacisë, atëherë duhet të flejë edhe gjatë ditës, në mënyrë që të zgjohet me kohë. Nëse njeriu i ka marrë të gjitha shkaqet, por megjithatë nuk është zgjuar, atëherë nuk mund të themi se është nga dyfytyrëshit.

Hoxhë Lulzim Peçruku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit