20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

“Nuk kam gjetur urtësi më të bukur, sesa…”

Më të lexuarat

“Nuk kam gjetur urtësi më të bukur, sesa…”

Më kontaktoi sonte njëri ndër Mësuesit e mi të dashur, Dr. Ibrahim Matar personifikim i urtësisë, butësisë, qetësisë, largpamësisë dhe cilësive karakteristike të shamlive (damaskenëve) me taban.

Ndër të tjera më dërgonte edhe këto shënime, që iu zotova t’i përkthej menjëherë në shqip, me dëshirën e mirë të përhapjes së dobisë.

Prej dobive të kësaj dite:

Është pyetur dijetari i shquar Ali Et-Tantavi, rahmet pastë, për urtësinë më të bukur që ka lexuar në jetën e tij. Thoshte:

[Kam lexuar për më shumë se shtatëdhjetë vite. Nuk kam gjetur urtësi më të bukur, sesa ajo që e transmeton Ibnul-Xheuzi, rahmet pastë, kur thotë:

“Mundi i adhurimeve shkon, mbetet shpërblimi i tyre! Edhe kënaqësia e gjynaheve shkon, mbetet ndëshkimi i tyre! Prandaj, ji me All-llahun dhe mos pyet për gjë e për njeri!

Shtriji duart drejt Tij në errësirat e netëve dhe thuaj: O Zot, kjo botë nuk shijon, veçse me përmendjen Tënde, as jeta e përtejme, veçse me faljen Tënde, as xhenneti, veçse me pamjen Tënde! Më fal e më prano, o Zot!

Lërja krijesat Krijuesit, sepse ne dhe ata, të gjithë do të shkojmë një ditë…

Bëje të mirën, sado të vogël ta shohësh atë, sepse ti nuk e di, se cila e mirë do të të çojë në xhennet!”]

Përktheu nga arabishtja, përshtati në shqip
dhe pajisi me ca shënime hyrëse:

Muhamed B. Sytari

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit