0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Një gabim të cilin e veprojnë disa njerëz kur vonohen në namaz me xhemat

Më të lexuarat

Një gabim të cilin e veprojnë disa njerëz: e thonë tekbirin fillestar “Allahu ekber” duke shkuar në ruku kur hyjnë në xhami për të zënë namazin me xhemat, kur imami është ende në ruku.

Tekbiri fillestar bëhet duke qenë në këmbë. Pasi e bën këtë, e bën tekbirin e rukusë. Por, disa e bëjnë një tekbir me dy nijete: me nijetin e tekbirit fillestar dhe me nijetin e tekbirit të rukusë, dhe duke e bërë atë, e bëjnë duke shkuar në ruku (duke u kërrusur). Ky namaz nuk u pranohet.

Nëse e bën veç tekbirin fillestar (drejtë në këmbë) dhe bie në ruku, namazi pranohet. Mirëpo, më mirë është të bëhen dy tekbiret: tekbiri fillestar, e pas tij ai i rukusë.

Hoxhë Lulzim Perçuku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit