-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Nëse udhëtari arrin dy rekatet e fundit me imamin që është vendas?

Më të lexuarat

Pyetje: Nëse udhëtari arrin dy rekatet e fundit me imamin që është vendas, a duhet të japi selam së bashku me imamin, me qëllim shkurtimin e namazit?

Përgjigje: Nuk i lejohet udhëtarit, i cili lidhet pas imamit vendas ta shkurtojë namazin, për shkak të fjalës së Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem: “Atë që e arrini nga namazi, faleni, e çka t’ju ikë, plotësojení”.(Buhariu dhe Muslimi)

Sipas kësaj pra, nëse udhëtari arrin dy rekate me imamin vendas, e ka detyrim që t’i plotësojë edhe dy rekate pasi të japi selam imami. Nuk i lejohet ta përfundojë namazin së bashku me imamin, duke pasur për qëllim shkurtimin e namazit.

Allahu është më i Dijshmi.

Burimi:
“Kushtet e fesë”
Shejh Uthejmini

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit