3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Nëse njeriu pendohet nga shirku apo kufri a i rikthehen punët e mira të mëparshme?

Më të lexuarat

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran “…nëse do t’i përshkruash shok Allahut, e gjithë puna jote do të hidhet poshtë e do të jesh prej të humburve.” (39:65) . Mirëpo nëse robi pendohet nga shirku apo kufri a i rikthehen punët e mira të mëparshme?

Pergjigjja:

Me Emrin e Allahut, Mëshirplotit, Mëshiruesit!

Kur një rob pendohet sinqerisht dhe me pendim të vërtetë nga të gjitha mëkatet e tij, Allahu do ta falë atë, edhe sikur të ketë bërë shirk (politeizëm, idhujtari), përderisa ai pendohet me një pendim të drejtë, të sinqertë, të vërtetë dhe heq dorë me vendosmëri nga mëkati që ka vepruar, dhe e pason atë me vepra të mira.

I këtilli do të ketë shpërblim të madh dhe Zoti ia fshin veprat e këqija dhe ia zëvendëson me vepra të mira. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Me të vërtetë, Unë jam falës për atë që pendohet dhe beson e punon vepra të mira, e qëndron në rrugë të drejtë.” (Taha: 82)  Allahu i Plotfuqishëm po ashtu ka thënë: “… edhe ata që pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, dhe të cilët, nuk vrasin njeri që e ka ndaluar Allahu, përveç sipas ligjit (që ka merituar dënimin), dhe që nuk bëjnë kurvëri, – e kush i bën këto do t’i takojë dënimi i mëkatit; i cili (dënim), do t’i dyfishohet në Ditën e Kijametit dhe ai do të qëndrojë përherë në të, i poshtëruar; përveç atij që pendohet, dhe beson e punon vepra të mira. Këtyre, Allahu ua ndërron veprat e këqija në të mira. E, Allahu është falës e mëshirues.” (Furkan: 68-70).

Pra, me pendim, Zoti do t’ua zëvendësojë veprat e këqija me vepra të mira, nëse ata pendohen me pendim të sinqertë nga shirku, nga zinaja, nga pirja e alkoolit, nga mosbindja ndaj prindërve, nga vrasja, e mëkate të tjera, pra, nëse pendohen me pendim të sinqertë dhe vendosin të mos mëkatojnë më dhe të qëndrojnë të palëkundur në bindjen ndaj Zotit dhe të Dërguarit të Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!), Zoti do t’ia fshijë të këtillit të gjitha të këqijat dhe do t’ia zëvendësojë me vepra të mira, si dhe do t’ia pranojë veprat e mira që i ka vepruar para se të pendohet, ngase Pejgamberi a.s., kur u pyet se çfarë ndodhë me një person që ka pasur vepra të mira në të kaluarën, pastaj ka pranuar Islamin, u përgjigj: “Ai ka hyrë në Islam bashkë me veprat e mira që ka pasur.”

Allahu e di më së miri!

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit