8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ndërrimi i orës dhe besimtari

Më të lexuarat

Me ndërrimin e orës, të gjithë e ndjejmë që i jemi afruar stinës së Dimrit, por çdo stinë ka bukurinë e saj ashtu siç ka edhe të mira.

Çfarë është thënë për Dimrin?

Ibn Mes’udi, radijaAllahu anhu, ka thënë:
“Mirë se na vjen, o dimër! Në të zbret bereqeti (shiu), zgjatet nata për namaz nate dhe shkurtohet dita për agjërim.”

Umeri, radijaAllahu anhu, ka thënë:
“Dimri është çmim i merituar i adhuruesve.”
/ Transmeton Ebu Neaim me zinxhir të saktë/

Ibn Rexheb, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Dimri është konsideruar si pranvera e besimtarit. Sepse ai ujit fushat e veprave të mira, shëtit në mejdanet e adhurimeve dhe veçon zemrën e tij në kopshtet e punëve të mira që ai i ka më të lehta për t’i kryer.”
———————

/aminandreu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit