20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Namazi i eklipsit të hënës

Më të lexuarat

Namazi i eklipsit

1- Gjykimi i namazit të eklipsit.
2- Forma e faljes dhe numri i rekateve.
3- Namazi i eklipsit të hënës është si namazi i eklipsit të diellit.

Gjykimi i namazit të eklipsit
Namazi i eklipsit është prej suneteve të forta, prandaj është e pëlqyeshme për muslimanin falja e tij.
Aishja (radijallahu anha) përcjell: “U mbulua dielli në kohën e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe ai u fal me njerëzit. E zgjati qëndrimin në këmbë, bëri rukunë dhe qëndroi gjatë në të, u ngrit prej rukusë dhe qëndroi gjatë në këmbë – ky është qëndrimi I dytë në këmbë pas të parit – bëri përsëri rukunë dhe qëndroi gjatë në të – kjo është rukuja e dytë pas së parës – bëri sexhde dhe qëndroi gjatë në të, pastaj veproi në rekatin e dytë në të njëjtën mënyrë që veproi
në të parin dhe e mbaroi namazin ndërkohë që dielli ishte zbuluar. Mbajti hytbe për njerëzit duke e filluar me falënderime dhe lavdërime për Allahun, e më pas tha: ‘Me të vërtetë dielli dhe hëna janë argumente të Allahut dhe nuk mbulohen (eklipsohen) për shkak të lindjes së ndonjërit apo vdekjes së tij. Nëse e shihni atë (eklipsin), luteni Allahun, madhërojeni (me tekbir), faluni dhe jepni sadaka.’ Më pas tha: ‘O umeti i Muhamedit! Uallahi, nuk është askush nga ju më tepër xheloz se Allahu, kur robi i Tij bën imoralitet me robëreshën e Tij. O umeti i Muhamedit! Nëse ju do ta dinit atë që unë di, do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë.’ Buhari, Muslimi.
Them: Përfitojmë gjykimin e këtij namazi, se ai është sunet i fortë, sepse Profeti (salallahu alejhi ue selem) bashkangjiti urdhrin për namaz me urdhrin për tekbir, lutjen dhe dhënien sadaka, e askush nuk mund të thotë që tekbiri, lutja dhe sadakaja janë obligim kur ndodh eklipsi. Kjo është me ujdi ndërmjet dijetarëve, prandaj edhe urdhri për këtë namaz ka gjykimin e njëjtë me tekbirin, lutjen dhe sadakanë, pra, mosobligimin.

Forma e faljes dhe numri i rekateve

1- Namazi i eklipsit nuk ka ezan dhe as ikamet
Dijetarët kanë rënë dakort se namazi i eklipsit nuk ka ezan dhe as ikamet, por e pëlqyeshme është që të thirret për faljen e tij me shprehjen Es-salatu xhamiah. Argumenti për këtë është hadithi që na përcjell Abdullah bin Amri (radijallahu anhu), i cili ka thënë: “Kur u mbulua dielli në kohën e Profetit (salallahu alejhi ue selem) u thirr: In-ne salatu xhamiah.” Buhari, Muslimi.
Thanë: ‘Pse, o i Dërguari i Allahut?’ Tha: ‘Për shkak të kufrit të tyre.’ I thanë: ‘A mohojnë Allahun?’ Tha: ‘Mohojnë mirëmbajtjen dhe mirësinë. Nëse i bën mirë ndonjërës prej tyre gjatë gjithë kohës e pastaj sheh te ti diçka (që nuk e kënaq atë) thotë: ‘Kurrë s’ kam parë mirë prej teje.’ Buhari, Muslimi.
Dobi: Në hadithin e Aishes dhe të Ibn Abasit ka argumente se është e pëlqyeshme mbajtja e hutbes pas namazit të eklipsit.

3- Këndimi i Kuranit në namazin e eklipsit është me zë
Këndimi i Kuranit në këtë namaz është me zë, sepse kështu ka vepruar edhe Profeti (salallahu alejhi ue selem).
Nga Aishja (radijallahu anha) përcillet: “Profeti (salallahu alejhi ue selem) e fali namazin e eklipsit duke lexuar me zë. Kur mbaronte leximin (e Kuranit) jepte tekbir dhe bënte rukunë, kur ngrihej nga rukuja thoshte: semiallhu limen hamideh, rabena ue lekel hamd. Kuranin e lexonte në namazin e kusufit (eklipsit), i cili ka katër ruku në dy rekate dhe (bënte) katër sexhde. Buhari, Muslimi.
Tirmidhiu (rahimehullah) ka thënë: “Dijetarët janë në kundërshtim për sa i përket leximit në namazin e eklipsit. Disa janë të mendimit që leximi është pa zë, nëse ky namaz falet ditën dhe disa të tjerë mendojnë që leximi është me zë, siç është edhe namazi i dy Bajrameve dhe xhumasë, e ky është mendimi i Malikut, Ahmedit dhe Ishakut, ndërsa Shafiu thotë që ky namaz nuk është me zë.”
Them: Ajo që vjen në përputhje me hadithin, është ajo në të cilën bazohemi.

4- Namazi i eklipsit falet në xhami me xhemat
Suneti është që ky namaz të falet në xhami dhe fakt për këtë janë çështjet e mëposhtme:
E para, ligjshmëria e thirrjes për këtë namaz me fjalen es-salatu xhamiah.
E dyta, është përcjellë se disa sahabë e kanë falur këtë namaz me xhemat në xhami.
E treta, hadithi i Aishes dhe Ibn Abasit, tregojnë qartë se Profeti (salallahu alejhi ue selem) e fali këtë namaz në xhami me xhemat dhe në një përcjellje tjetër të hadithit të Aishes thuhet: “U mbulua dielli në kohën e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem). Ai doli për në xhami dhe dha tekbir, pasi i rreshtoi njerëzit në saf prapa tij…”.

5- Si duhet vepruar nëse nuk e arrin njërën nga dy rukutë që ka çdo rekat
Namazi i eklipsit ështe dy rekate dhe çdo rekat ka dy ruku dhe dy sexhde, pra numri i përgjithshëm është: katër ruku dhe katër sexhde në vetëm dy rekate. Ai që e arrin namazin në rukunë e dytë të rekatit të parë, i humb një qëndrim në këmbë me leximin dhe një ruku, prandaj në bazë të kësaj, ai nuk e arriti njërin nga rekatet (në rastin tonë të parin) që ka ky namaz. Pas dhënies së selamit nga imami, ngrihet dhe fal rekatin tjetër (të dytë) me dy ruku, siç përcillet në hadithe të sakta.
Argument për këtë është hadithi i Profetit (salallahu alejhi ue selem):
“Kur dikush bën një vepër që nuk është pjesë e çështjes sonë, ajo është e refuzuar.” Buhari, Muslimi.
Dhe nuk është pjesë e udhëzimit të Profetit (salallahu alejhi ue selem), që të falet një rekat i namazit të eklipsit me një ruku.

Namazi i eklipsit të hënës është si namazi i ekipsit të diellit
Argument për këtë është fjala e Profetit (salallahu alejhi ue selem):
“Dielli dhe hëna janë argumente prej argumenteve të Allahut dhe nuk mbulohen për shkak të vdekjes dhe lindjes së dikujt. Nëse e shihni atë (eklipsin), luteni Allahun, madhërojeni (me tekbir), faluni dhe jepni sadaka.” Buhari, Muslimi.
Them: Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka falur namazin e eklipsit të diellit dhe na ka urdhëruar që të veprojmë në të njëjtën mënyrë edhe në namazin e eklipsit të hënës dhe kjo është e qartë.
Ibn el Mundhiri ka thënë: “Namazi i eklipsit të hënës falet në të njëjtën mënyrë si edhe ai i diellit.”

Marre nga libri: “ Bugjetu el-mutetaui fi salati et-tetau”, shejh Muhamed bin Umer bin Salim El-Bazmul

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit