11.6 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Tregimi i njeriut mendjemadh – Si i erdhi fundi këtij?!

Më të lexuarat

Tregimi i njeriut mendjemadh

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ka thënë: “Teksa një njeri prej popujve që ishin para jush, i veshur me një palë rroba, po ecte me vetëpëlqim, me flokë të gjata e të krehura, Allahu e fundosi në tokë dhe vazhdon të fundoset deri në Ditën e Kiametit.”

Hadithi është i vërtetë, e shënojnë Buhariu dhe Muslimi.

Dobitë dhe mësimet që nxirren prej hadithit:

– Hadithi tregon se mëkati i mendjemadhësisë dhe vetëpëlqimit është mëkat që meriton dënimin në këtë botë para dënimit të botës tjetër.

– Që njeriu të vishet bukur është e lejuar, mirëpo teprimi në veshmbathje mund të ndikojë në mendjemadhësi dhe vetëpëlqim, andaj njeriu duhet të ketë kujdes.

– Dënimi i këtij njeriu ishte nga lloji i veprës, ai u tregua mendjemadh dhe nga mendjemadhësia sikur dëshironte të ngrihej mbi tokë, dënimi ishte fundosja në tokë, ashtu siç u fundos edhe Karuni nga populli i Musait, përshkak të mendjemadhësisë.

Ebu Is’hak el Huvejni

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit