-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Muhamedi a.s ka urdhëruar që të pasohet vetë Kur’ani dhe të mos hulumtohen librat e religjioneve tjera. Atëherë, përse ne mirremi me këtë, në vend që jomuslimanët t’i bindim me bukuritë e islamit?

Më të lexuarat

Pyetje: Muhamedi a.s ka urdhëruar që të pasohet vetë Kur’ani dhe të mos hulumtohen librat e religjioneve tjera. Atëherë, përse ne mirremi me këtë, në vend që jomuslimanët t’i bindim me bukuritë e islamit?

Përgjigje: Në cilin hadith thuhet: “Mos hulumto…?” Njerëzit e citojnë hadithin në të cilin thuhet se Omeri radijallahu anhu kishte lexuar pjesë nga Inxhili dhe Pejgamberi salallahu alejhi we selem ia ndaloi këtë. Ai i kishte thënë që të mos e lexojë për ta pasuar. Mirëpo, për hir të davetit ju duhet ta lexoni. Kush e ka thënë këtë? Nuk e ka thënë Dr. Zakir Naik por Kur’anin: ” Ata thonë:” Askush nuk do të hyjë në Xhenet, përveç hebrenjve ose të krishterëve”. Pra, ata thonë: “Ju muslimanët kurr nuk do të hyni në Xhenet, as me haxhin tuaj, as me agjërimin, as me namazet, madhe as me shenjat tuaja në ballë, derisa të mos bëheni hebrenj, gjegjësisht të krishterë! Allahu thotë: ” Këto janë dëshirat e tyre boshe! Thuaju (o Muhamedi): ” Nëse është e vërtetë ajo që thoni, atëherë sillni provat tuaj!” ( el-Bekare, 111).

Ata e prodhuan argumentin e tyre: Biblën e shenjtë në 2000 gjuhë të ndryshme dhe thonë: “Bibla ime thotë kështu, ndërsa e imja ashtu, tjetra thotë kështu e tjetra ashtu.” Çfarë do të bëni? Di t’i pranoni të gjitha që i thonë ata? Jo! Duhet ta lexoni Biblën, ta analizoni dhe të bisedono me ta. Kur’ani Fisnik thotë: “…ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush.” (Ali Imran, 64)

Si do t’i grimbulloni nëse nuk i lexoni librat e tyre të shenjat? Për këtë shkak, mos i lexoni librat e tyre për t’i pasuar, por për shkak të davetit. Kështu thotë Kur’ani, ndërsa Pejgamberi salallahu alejhi we selem këtë kurrë nuk e ka ndaluar.

* Shkëputur nga libri “Islami në qendër të vëmendjes”

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit