7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Dita e Arafatit

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë:
“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” (Maide, 3)

“Pasha atë që dëshmon dhe të dëshmuarën!”. (El-Buruxh: 3)

Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmeton se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Dita e premtuar është Kijameti, kurse dita e dëshmuar është Arafati, kurse dita dëshmuese është dita e xhuma…”. (hadithi është hasen, tra. Tirmidhiu.)

Transmeton Aisheja [radijall-llahu anha] se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilën All-llahu liron njerëz nga zjari i xhehenemit ma shumë sesa në ditën e Arafatit. Ai afrohet dhe pastaj mburret me ata melekëve, duke thënë: çka dëshirojnë këta njerëz?”. (Shënon Muslimi)

Kurse Ibën Omeri, radijall-llahu anhuma, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “All-llahu mburet para melekëve ditën e Arafatit me ata që qëndrojnë në Arafat dhe thotë: shikoni robët e Mi, Më kanë ardhur të rraskapitur dhe të pluhërosur”. (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.)

Ebu Katadeja, radijall-llahu anhu, tregon se e kanë pyetur Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, mbi agjërimin e ditës së Arafatit, kurse ai është përgjigjur: “I shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe atij që vjen”. (Muslimi)

 

Shpjegim:

Në këtë ditë është plotësuar dhuntia dhe është përsosur feja. Për këtë ditë është betuar Allahu. Kjo është dita e shlyerjes së mëkateve, lirimit nga zjari dhe e mburrjes me ata që qëndrojnë në Arafat. Agjërimi i kësaj dite i shlyen mëkatet e dy viteve.

 

Dobi:

Në këtë ditë janë plotësuar dhuntitë e Allahut.
Allahu i Lartësuar krenohet para melaqeve në këtë ditë
Allahu në ditën e Arafatit i falë makete te dy viteve.

 

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit