-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Mësimet akaidologjike që i marrim nga agjërimi – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Gjatë analizës së ajeteve dhe haditheve të që flasin për agjërimin mund ti nënkuptojmë disa mësime të rëndësishme që kanë të bëjne me besimin islam, në përputhje me besimin e Ehli Sunetit, të cilat gjëra duhet ti ketë të qarta një musliman dhe të ruhet të mos i kundërshtoje ato.
1- Sinqerieti në adhurimet tona dhe se të gjitha ato nuk pranohen nëse mungon sinqeriteti në to.
Hadithi që flet për agjërimin: “Kush agjëron me besim dhe shpresim i falen mëkatet që i ka bërë më herët”. Buhariu dhe Muslimi.
Nëpërmjet pjesës “shpreson” na e bën të qartë se ne vetëm nga Allahu duhet të presim dhe shpresojmë shpërblimin dhe nga askush tjetër veç Tij. Kjo na e tërhjek vërejtjen nga çdo veprim që e dëmton sinqeritetin dhe na detyron ti bëjmë veprat për dikë tjetër veç Tij, siç është syefaqësia.Në hadithin Kudsi qëndron: “la epshin, ushqimin dhe pijen për Mua”. Buhariu.
2- Disa adhurime që i kemi obligim ne si musliman kanë qenë obligim edhe në popujt e mëparshëm, sepse burojnë nga i njejti burim dhe se të gjithë pejgamberët kanë thirrur në një pikë të përbashkët adhurimin e Allahut Një me monoteuzëm të pastër, kurse adhurimet edhe pse kanë qenë të njejta në bazë, kanë dalluar në formën e realizimit
të tyre.
Allahu thotë: ”secilin pejgamber që kemi dërguar para teje i kemi shpallur atij se nuk ka hyjni veç Meje, andaj më adhuroni”. (El-Enbija: 25)
Allahu tregon edhe dallimin e tyre në ligjet me të cilat i ka ngarkuar Allahu i Madhërishëm, duke thënë: “Secilit prej jush (pejgamberëve) u caktuam ligje dhe metoda”. (El-Maide: 48.)
Allahu i Madhërishëm në ajetin e agjërimit e përmendi agjërimin e popujve para nesh që tia lehtësojë muslimanëve duke ua bërë me dije se nuk janë të vetëm në këtë detyrim, por edhe popujt e mëparshëm e kanë patë këtë detyrim.
3- Besimi së librat e Zotit, përfshi edhe Kuranin janë të zbritura nga Allahu dhe nuk janë të krijuara, sip thonë disa sekte të devijuara të bidatxhive.
“Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin Zbriti Kurani”. (el-Bekare: 185).
Ky është besimi i saktë në lidhje me këtë temë. Allahu është Ai që i ka zbritur librat pejgamberëve të tij dhe Kuranin ia ka zbritur Muhammedit, صلى الله عليه وسلم .Kjo bëhet shumë e qartë nëse e lexon me vëmendje ajetin Kuranor: “e zbrit”. E pastaj habitesh me ata që thonë se Kurani është i krijuar duke kundërshtuar qartë dhe sheshazi këtë ajet.
4- Besimi se Allahu ka krijuar dhe përgatitur Xhenetin për ata që e respektonë dhe xhehenemin për ata që nuk e dëgjojnë. Ato janë të krijuara, ekzistojnë që tani dhe kanë dyert e veta, siç edhe na ka treguar Pejgamberi, صلى الله عليه وسلم.
Pejgamberi, صلى الله عليه وسلم thotë:
“Kur vjen Ramazani hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit”.
Dhe thotë: “Në xhenet ka një derë që quhet Rejjan, nga kjo derë do hyjnë në xhenet agjëruesit”.
5- Besimi se melaqet dhe shejtanët ekzistojnë dhe se ata e paraqesin botën e metafizikës dhe gajbit.
Pejgamberi, صلى الله عليه وسلم ,thotë:
“Prangosen djajtë”.
Kurse Allahu i Madhërishëm kur flet për Natën e Kadrit thotë: “zbresin melaqet dhe Shpirti (Xhibrili) në këtë natë”. (El-Kadër: 4.)
Edhe hadithi i takimit të Pejgamberit, صلى الله عليه وسلم ,në Ramazan me Xhibrilin për të lexuar para tij Kuranin.
6- Kujdesi i madh i Pejgamberit, صلى الله عليه وسلم ,për të kundërshtuar jobesimtarët në adhurimet e tyre.
Pejgamberi, صلى الله عليه وسلم ,tha:
“Ajo që dallon agjërimin tonë nga agjërimi i ehli Kitabit është ngrënia e syfyrit”.Andaj e nxiti umetin e vet që të çohet për të ngrënë ushqimin e begatshëm, syfyrin.
7- Umeti Islam, respektivisht Ehli Suneti, janë mesi mes dy të kotave dhe shembujt në këtë drejtim janë të shumtë. Prej tyre është edhe ngrënia e syfyrit.
Muslimani e realizon shkakun dhe pastaj i mbështetet Allahut dhe se realizimi i shkakut nuk bie ndesh me tevekulin në Allahun. Pra, Ehli Suneti janë mes dy grupacioneve, mes atyre që merren veç me sebebin dhe nuk mbështeten aspak në Allahun edhe atyre që vetëm mbështeten në Allahun edhe nuk e marrin parasysh aspak sebebin. Te dy këto grupe e kanë gabim.
8- Në Islam nuk ka formë të adhurimit ku njeriu vetmohet me Zotin dhe e adhuron atë në një kohë të caktuar i vetmuar përveç se në Itikaf. Për këtë qëllim është caktuar itikafi si vepër e mirë në Ramazan. Dhe kjo na dallon nga bidatxhitë e ndryshëm që ata shkojnë në shpella, në shkretëtira, në vende të lashta dhe të braktisura, për të adhuruar Allahun në vetmi.
9- Në Ditën e Kijametit Allahu do i shpërblejë krijesat e Veta për punët e tyre që i kanë bërë në dynja, siç e përmend në hadithin Kudsi: “veç agjërimit, ai është për Mua edhe unë do shpërblejë për te”.

HOXHË BEKIR HALIMI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit