0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Mëkati pas mëkatit e errëson zemrën

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë:
“كَلَّا ۖ بَلْ ۜ رَانَ عَلَىٰ قُلُوبِهِم مَّا كَانُوا يَكْسِبُونَ
“Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që punuan, zemrat ua mbuluan.”(El-Mutafifin, 14)

Ibrahim bin Ed’hemi -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:
” Zemra e besimtarit është e pastër si pasqyra. Sa herë që besimtarit i vjen ndonjë gjë, ajo e sheh. Po bëri mëkat, Allahu i bën një pikë të zezë në zemër.Po u pendua, pika fshihet, ndërsa po e bëri edhe njëherë atë mëkat pa u penduar, pikat do t’i shtohen derisa t’i nxihet zemra krejt dhe të mos i bëj dobi më asnjë këshillë!
Hasan El-Basriu -Allahu e mëshiroftë- ka thënë: ” Mëkati pas mëkatit e errëson zemrën derisa të nxihet komplet.
Ebu AbdullahTermidhiu ka thënë:
-Besimi është jeta dhe mosbesimi është vdekja e tyre.
-Bindja është shëndeti i zemrave,  ndërsa vazhdimësia në mëkate është sëmundja e tyre.
-Përmendja e Allahut është vigjilenca e zemrave, ndërsa hutimi është gjumi i tyre, siçka ka thënë edhe Profeti -alejhi selam-:
لا تُكْثِرُوا الكَلامَ بغَيْرِ ذِكْرِ اللَّهِ، فَإنَّ كَثْرَة الكَلامِ بِغَيْرِ ذِكْرِ اللَّه تَعالَى قَسْوةٌ لِلْقَلْبِ،
” Mos flisni shumë pa përmendur Allahun, sepse e folmja e tepërt pa e pëmendur Allahun j’ua ngurtëson zemrat.”(Termidhiu, hadithi është hasen garib)

/Mesofenetende/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit