6.7 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

Serwer: Zyrtarët perëndimorë po përpiqen të përdorin nacionalistët për ta stabilizuar Ballkanin

Më të lexuarat

Revista javore e gazetës New York Times, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me botën e krimit në Serbi. Artikulli përmban hollësi rreth krimeve të kryera nga një grup kriminal, udhëheqësi i të cilit thotë se i ka shërbyer pushtetit të presidentit serb Vuçiq .

Një artikull i gjatë, i publikuar fillimisht në faqen e internetit të gazetës New York Times, ngre akuza të shumta mbi lidhjet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me botën e krimit të organizuar.

Artikulli i New York Times disa herë përmend edhe rrezikun që presidenti serb mund të nxisë një luftë me qëllim krijimin e Botës Serbe, ideja nacionaliste e kontrollimit të gjitha territoreve ku jetojnë serbët.

Kjo nënkupton edhe dërgimin e ushtrisë për aneksimin e veriut të Kosovës.

Sipas New  York Times, ky shqetësim mban zgjuar natën diplomatët evropianë.

Sidoqoftë, evropianët, krahas zyrtarëve amerikanë, sipas analistit, Daniel Serwer, vazhdojnë të ofrojnë përkrahje të palëkundur për qeverinë serbe dhe në përgjithësi autokratët në Ballkan.

“Zyrtarët perëndimorë janë duke mashtruar veten dhe këtë po e bëjnë për një qëllim. Ata kanë hequr dorë nga demokracia liberale në Serbi, në Kosovë, në Bosnje, në përgjithësi në Ballkan. Dhe ajo që ata po bëjnë është të përpiqen të përdorin nacionalistët për të ruajtur paqen, në thelb, për të stabilizuar rajonin. Kjo është një ide që ka ekzistuar gjithmonë në Perëndim, por është bërë shumë e spikatur në administratën e presidentit Biden dhe ajo anon shumë drejt të qenit pozitiv për Beogradin, pa marrë parasysh çfarë ndodh”, thotë për Zërin e Amerikës, profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer.

Gazetari amerikan Robert F. Worth thotë se ka serbë që mendojnë se situata në përgjithësi është edhe më keq se sa në kohën e Slobodan Milosheviçit.

“Disa serbë më ka thënë që në disa forma situata është më keq se si ishte në kohën e Millosheviçit. Drejtësia është më e politizuar se sa ishte në atë kohë. Nuk ka luftë civile të përgjakshme më dhe kjo është një gjë e mirë, por Serbia tani është një vend ku policia, në disa nivele dhe në kohëra të ndryshme ka qenë e përfshirë në aktivitete kriminale”, thotë gazetari Worth.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit