8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

A ka lindur Krishti diku afër 25 dhjetorit?

Më të lexuarat

Edhe Kërshëndellat (festimi i lindjes së Isait, alejhis selam) kanë një larmi datash të papërputhura ndërmjet vete. Në shekujt e parë janë festuar me 6 janar ndërsa ceremonitë të cilat festohen në mes 21-31 dhjetor kanë të bëjnë me festen Mithro([28]), që siç do të shohim pak më poshtë është pagane dhe, sipas fesë, shumë banale. Edhe pse dita e saktë e lindjes së Isait, alejhi’s selam nuk dihet, kërshëndellat festohen, nga kisha perëndimore apo latine, dhe e cila i përmbahet kalendarit gregorian, më 25 dhjetor deri më 4 janar derisa kisha lindore, e cila i përmbahet kalendarit julian, feston më 6-19 Janar([29]).
Madje këto festa, edhe kështu të pasakta, siç kanë vërtetuar intelektual të krishterë, në vete ngërthejnë data të festimeve pagane e idhujtare. 6 Janarin, Egjiptasit e Lashtë e festonin si festë të shfaqjes dhe lindjes së perëndisë Oziris, përkatësisht, si ditë e fillimit të gjelbërimit të parë. Greket e lashtë këtë datë e festonin si ditë të lindjes së Dionizit, perëndisë së bimësisë dhe verës. 25 Dhjetorin persianët e lashtë e kremtonin si ditë të lindjes së Mitres, perëndi i dritës, kurse romakët e lashtë këtë ditë e kremtonin si ditë të lindjes së diellit të paepur([30]).
Kësaj, në formë ilustrimi shkencor, do t’ia bashkëngjitja një rezyme të një punimi shkencor të dy intelektualeve perëndimorë, William F. Dankenbring dhe John D. Keyser. Punimi titullohet: „Origjina pagane e krishtlindjes“ , dhe kjo është rezymeja e pikave më të rëndësishme të tij që neve na hyjnë në punë në këtë artikull:
• Shqyrtoni Biblën fund e krye, dhe nuk do të gjeni as një fjalë të vetme të krishtlindjes që festohet nga të krishterët. Madje kjo nuk përmendet as një herë të vetme.
• 25 Dhjetori feste pagane. 25 Dhjetori së pari qe përmendur në vitin 324 p.e.s. Nën perandorin romak Justinian [p.e.s. 527-565], kjo ditë u pranua si një festë zyrtare. Një festival i vjetër romak luajti një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e kësaj ditë të veçantë. 25 Dhjetori në Romën e lashtë ka qenë Dies Natali Invictus/Ditë lindja e të Pamposhturit, dita e solsticit ([31]) dimëror dhe njëkohësisht, në Romë, dita e fundit e Saturnalisë e cila që prej kohësh kishte degjeneruar në një karnaval javor të shfrenuar… “.
• A ka lindur Krishti diku afër 25 dhjetorit? Sipas studimeve te bëra nga ekspertë të këtyre lëmive, të ndihmuara nga të dhënat e meteorologëve, kanë ardhur në përfundim se Isai, alejhi’s selam nuk ka lindur në dhjetor. Sipas Lukës: „Dhe ajo lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd, sepse në han nuk kishte vend për ta. Tani në po atë krahinë ishin disa barinj që rrinin jashtë, në fusha, dhe natën ruanin kopenë e tyre.” ([32]) Meteorologët kane parashikuar se klima në Palestinë për 2000 vite me radhë shumë pak ka ndryshuar, dhe kështu, në kohën e krishtlindjes, Betlehemi është në acar, dhe në Tokën e Premtuar, në fusha, nuk mund të ketë qenë as një bagëti në atë temperaturë. Rreth kohës së krishtlindjeve në ditët tona, në Palestinë, kafshët dhe barinjtë janë të mbyllur [d.m.th. nuk ka kullosa]…” . Ndërsa kërkojmë kohën e saktë të lindjes së Jezusit, gjejmë se ai nuk ka lindur as afërsisht datës 25 dhjetor, të cilën bota e ka zgjedhur për ta “festuar” ditëlindjen e tij.
• Kisha, katër shekuj pas Isait, alejhi’s selam, inkorporoi ditëlindjen e zotit-diell në kalendarin e ashtuquajtur të krishterë (datën 25 dhjetor), dhe konvertoi “ditëlindjen” e tij në ditëlindjen e vetë Jezusit. Ajo që përfundimisht dhe pa dyshim kishte qenë pagane, tash u “pagëzua” dhe me anë të një akti magjik u transformua në diçka të krishtere.
• Pranimi formal i krishterimit nga Konstantini bëri që krishterimi si fe, jo vetëm të mos e luftonte paganizmin, por edhe ta adoptonte atë. Konstantini ndihmoi krishterimin, fizikisht nëse mund të thuhet kështu, por futi në të tradita e praktika pagane.
• Në fakt, të gjitha zakonet popullore dhe traditat që rrethojnë krishtlindjet qenë festuar në festivalet pagane, në mes të dimrit, mijëra vite përpara se të lindej Krishti. Mu kjo enciklopedi pranon: “Zakoni i djegies së cungut ka nisur me skandinavët e lashtë, të cilët njëherë e një kohë dogjën një cung të madh për nder të zotit të tyre, Tor. Pasi skandinavët u bënë të krishterë, ata e bënë cungun një pjesë të rëndësishme të ceremonisë së krishtlindjeve” .

Burimi:
sedatislami.com

[28] http://www.mesazhi. com/news_ detail.php? id=2043 [29] Fjalor i terminologjisë fetare, Ak. Ekrem Murtezai, Dituria Islame, Prishtinë, 2007, f. 218 [30] Ibid. [31] Njëra prej dy kohëve të vitit, kur dielli është në largësinë më të madhe nga ekuatori qiellor. Solstici i verës në hemisferën veriore ndodh diku rreth 21 qershorit; solstici dimëror ndodh rreth 21 dhjetorit. Solstici veror është dita më e gjatë e vitit dhe solstici dimëror është më e shkurtra. [32] Albanian Bible, Luka, 2/7-8

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit