9.1 C
Pristina
Wednesday, February 21, 2024

Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës: Parashikojmë zhvillimin e energjisë së ripërtërishme në 10 vitet e ardhshme

Më të lexuarat

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se qeveria të cilën ai e drejton, parasheh zhvillimin e energjisë së ripërtërishme në 10 vitet e ardhshme.

Kurti në konferencën e titulluar “Vienna Economic Talks – Prishtina Meeting 2023” ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit me FMN-në, e cila do të përdoret për energjinë e rinovueshme.

“Një marrëveshje e fundit me FMN-në na jep 80 milionë euro për ndërtimin e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme dhe solare. Me Strategjinë tonë të Energjisë 2022-2031, ne parashikojmë për më pak se 10 vitet e ardhshme me shumë se 1,300MWh të gjeneruara nga burimet e rinovueshme”, ka theksuar Kurti.

Kryetari i Forumit Ekonomik të Vjenës, Victor Jackovich është shprehur se Kosova është pjesë integrale e Evropës dhe se vendi ynë ka një ekonomi të gjallë.

“Sot ju keni një ekonomi të gjallë. Ka shumë sfida që përballeni, edhe presione do të thosha prej shumë vendeve të ndryshme, pra nga kudo. Ju keni një demokraci dhe sepse keni mbështetjen e popullit tuaj, pra ju jeni në gjendje t’i përballoni këto sfida dhe t’i kapërceni ato dhe është në këtë mjedis Forumi Ekonomik i Vjenës do të vazhdojë”, tha Jackovich.

Përgjatë tri sesioneve, përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare do të diskutojnë për bashkëpunimin rajonal në fushën e investimeve përmes inovacionit teknologjik. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit