2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Me intereson të di cfarë bëhet me fëmijët që vdesin gjatë shtatëzenisë, saktësisht  në javën e tetë ose dhjetë…?

Më të lexuarat

Pyetje:

Me intereson të di cfarë bëhet me fëmijët që vdesin gjatështatëzenisë, saktësisht  në javën e tetë ose dhjetë..

Cfare thotë islami për këtë, dhe si duhet të veprohet kur këto abortohen.

Përgjigje:

Muhamedi alejhi selam ka thënë:

Vërtet çdonjëri nga ju formohet në përbrendësen e nënës së tij katërdhjetë ditë si pikë (nutfetun), pastaj bëhet e varur (alekatun) ngjashëm me këtë periodë, pastaj, bëhet copë mishi ngjashëm me këtë periodë, pastaj i dërgohet meleku dhe e frymëzon në të shpirtin (ruh).” (Buhariu dhe Muslimi)

Duhet pasur parasysh se shpirti i vjen pas 120 ditëve. Ndërsa zakonisht në muajin e tretë fillon të qartësohet forma e njeriut apo prej ditës 81.

Keni parasysh këto udhëzime:

   Sheriati ndalon abortin pas 120 ditëve, kjo mund të lejohet vetëm në raste ekstreme kur nënës i rrezikohet shëndeti.
   Kurse para se ti vijë shpirti kemi një polemik në mesin e dijetarëve, ku me këtë rast nuk kemi kohë për detaje.

Në rastin e pyetjes suaj shumica e dijetarëve kanë thënë: në qoftë se para katër muajve ndodhë aborti atëherë nuk kemi të bëjmë me larjen dhe faljen e xhenazes dhe ajo pjesë e abortuar varroset kudo që jepet mundësia. (sepse në përbrendësen e nënës mundë të jetë nutfe apo aleka ose cop mishi.)

Kur ndodh aborti në fazën e katërdhjet ditëve të para si nutfe  ose aleka, gruaja e fal namazin por vetëm e pengon gjakderdhjen. Gjithashtu edhe agjërimin e vazhdon, po ashtu edhe lejohen mardhëniet intime. Gjithashtu dijetarët kanë thënë (një pjesë e tyre) gruaja për shkak vetëm të gjakderdhjes nuk ka nevojë të marr abdes për çdo namaz.

Nëse aborton pasi që janë mbushur 80 ditë, gruaja duhet të shikoj në “mudga” në copën e mishit, dhe të pyes mjekun kjo pjesë e mishit a ka filluar të formësohet (të dallohet këmba, dora)! 

Nëse nuk dallohet krijesa njeri as dora, këmba, koka, atëherë për gruan vlejnë këto dispozita:

Fal namaz, agjëron, kryen mardhënie intime, nuk është e detyruar të marr abdes për çdo namaz (vetëm nëse kryen nevoj, urinon, gazra etj..)

Por nëse “mudga” copa e mishit ka filluar të formësohet po edhe nëse vetëm pak vërehet dora, këmba, koka, atëherë në këtë rast gruaja i përmbahet rregullave të nifasit:

Nuk fal namaz, nuk agjëron, nuk lejohen mardhëniet intime derisa të ndërpritet gjakderdhja (në ditën e 40).

Gjithashtu janë edhe disa rregulla tjera për ato nuk kanë të bëjnë njëherit me pyetjen tuaj.

Allahu e di më së miri!

                                           Hoxhë Ulvi Fejzullahu 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit