0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

MARRJA E PARAVE PA DIJENINË E BURRIT?!

Më të lexuarat

Pyetje: Burri im nuk më jep para të mjaftueshme për plotësimin e nevojave të mija dhe fëmijëve të mi, ndaj disa herë jam detyruar që të marr para prej tij, pa e vënë në dijeni. A kam marrë gjynahe në këtë rast?

Përgjigje: Në të tilla raste, është e lejueshme për gruan që të marrë nga pasuria e burrit, qoftë edhe pa lejen e tij, aq sa i nevojiten për plotësimin e nevojave të saj dhe fëmijëve të saj, me kusht që të mos shpenzojë më tepër se ç’duhet. Transmetohet nga Aishja se një grua erdhi tek Profeti (paqja qoftë mbi të) dhe iu ankua:

“O i Dërguari i Allahut, paratë që më jep burri im nuk janë të mjaftueshme për mua dhe fëmijët e mi.” Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) i tha: “Merr nga pasuria e tij, aq sa të duhen për të plotësuar nevojat e tua dhe të fëmijëve të tu.”

Shejh Ibn Bazi

The post MARRJA E PARAVE PA DIJENINË E BURRIT?! appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit