1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Lutja më e mirë dhe sekreti i saj

Më të lexuarat

Profeti alejhi selam thotë: “Duaja më e mirë është fjala ‘El-Hamdulilah (Lëvdatat i takojnë Allahut)’.” E transmeton Tirmidhiu dhe Ibën Maxheh, dhe e saktëson shejh Albani.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, në librat e tij tregon:
Është pyetur Sufjan bin Ujejne: Pse e ka quajtur dua (lutje) kur nuk është e tillë (sepse ajo fjalë është lavdërim)?
Sufjani është përgjigjur: A nuk e ke dëgjuar fjalën e Umeje bin Ebi Salt për Abdullah bin Xhudan kur i ka thënë:
A të përmend nevojën time apo më mjafton turpi yt (sepse prej cilësive të tua është turpi) nëse ndonjë ditë të lavdëron dikush? (I mjafton atij nga lypja lavdërimi yt.)
Pastaj Sufjani i thotë: Ky ishte njeri dhe i mjaftoi lavdërimi i tjetrit nga lypja, atëherë ç’mund të thuash për Zotin e botëve?!
* Sufjan bin Ujejne: Dijetar i madh i islamit prej banorëve të Mekës dhe mësues i imam Shafiut dhe i imam Ahmedit, Allahu i mëshiroftë të gjithë, i vdekur në vitin 198 të hixhretit.
* Umeje bin Ebi Salt: Poet arab i kohës paraislame që dallohet për urtësinë dhe njohuritë e tij rreth librave të tjerë të Allahut para Kuranit.
* Abdullah bin Xhud’an: Fisnik prej fisnikëve të Mekës në kohën para islame që dallohet për bujari.

Sheihul islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, në librat e tij thotë:
“E ka quajtur fjalën ‘El-hamdulilah’ dua edhe pse ajo është plotësisht lavdërim, sepse kjo fjalë përmban dashurinë (kërkon dashurinë e atij që e lavdëron) dhe dashuria është lloji më i lartë i kërkesës. Pra, lavdëruesi është kërkues i atij që do madje e meriton më shumë të jetë i tillë.
Kështu që fjala ‘El-hamd’ e cila është lavdërim dhe përmban kërkesën më të madhe është dua e vërtetë, madje e meriton të jetë kështu më shumë se çdo lloj tjetër prej kërkesave që janë më poshtë se ajo.

 

Dr. Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit