3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

LIDERSHIPI VIZIONAR DHE KARIZMATIK – Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

Më të lexuarat

 

Lidershipi vizionar

Ky lloj lidershipi shquhet për aftësinë për të mbjellë dhe përçuar vizionin e vërtetë dhe të drejtë të së ardhmes së organizatës, e cila do të jetë më e zhvilluar se që është aktualisht. Liderët vizionarë, siç shprehen Robinsi dhe Decenzo, krijojnë një vizion realist, të besueshëm, tërheqës për të ardhmen, që buron prej së tashmes dhe synojnë ta përmirësojnë atë. Nëse ky vizion përmbushet në plotësi, rritet dhe aftësia e tij për të zgjuar forcat brenda pasuesve, për ta ngjallur vullnetin dhe për të shtuar mundësitë e realizimit të kësaj ardhmërie të ndritur[1].

Lideri vizionar ka një vizion të qartë të së ardhmes dhe këtë synon ta arrijë nëpërmjet përcaktimit preciz dhe të saktë të këtij vizioni dhe përcjelljes së tij tek pasuesit, të cilët i motivon dhe i nxitë ta përvetësojnë, t’i përmbahen dhe ta zbatojnë me përpikmëri.

  • Veçoritë e liderit vizionar
  • 1. Përcaktimi i vizionit
  • 2. Përcjellja e vizionit tek pasuesit
  • 3. Shtyrja e pasuesve drejt vizionit
  • 4. Zbatimi në praktikë i vizionit

Lidershipi Karizmatik

Sipas Utejbit, lideri karizmatik është person jo i rëndomtë. Është lideri me tiparet më të theksuara, ku bëjnë pjesë largpamësia dhe objektivat shembullore. Ai ka aftësinë për t’iu futur aventurave dhe rreziqeve me qëllim të realizimit të vizionit që ka. Ka empati për hallet e punëtorëve. Për realizimin e qëllimeve aplikon metoda inovative[2]. Rëndësia e këtij lloj lidershipi qëndron në lidhjen që krijohet ndërmjet liderit dhe pasuesve ku këta të fundit identifikohen me liderin.

Lidershipi karizmatik dallohet për:

  • Vizion largpamës
  • Lideri vizionar ka vizion dhe objektiva të qarta se si e ardhmja do të jetë më e mirë se e tanishmja
  • Aventurat dhe rreziqet
  • Lideri karizmatik ka aftësinë për tu futur në aventura, pavarësisht kostos, vetëm e vetëm që t’i realizojë qëllimet
  • Ndjeshmëria për punëtorët
  • Nxiton për t’i përmbushur kërkesat e ligjshme të punëtorëve
  • Aplikon metoda inovative
  • I nxit punëtorët për kreativitet dhe inovacion
  • Influencues tek punëtorët
  • Optimist, shpresëdhënës, premtues për të ardhmen nëpërmjet vizionit joshës e tërheqës që ka

Profesori ynë i lidershipit, dr. Tarik Suvejdani, nga Kuvajti, Allahu e ruajtë! dallohet për një kontribut gjigant në këtë fushë, kontribut të cilin duhet ta perceptojnë në veçanti organizatat dhe institucionet shkencore e intelektuale[3].

Sipas tij, që një lider të jetë i suksesshëm, duhet të kryeje këto tetë role: planifikimin dhe kreativitetinnxitjen dhe stimuliminshëmbëlltyrën e mirëtrajnimin, marrëdhëniet, fuqizimin, delegimin, ndërhyrjen.

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA (drhafezi.net)

LIDERSHIPI I SUKSESSHËM (sipas vizionit kur’anor dhe studimeve bashkëkohore)


[1] Shih: Utejbi, El-enmat el-kijadije…., vep. cit., f. 66; Talib, Delil et-tedrib el-kijadij, vep. cit., f. 56-66; Mahmud Muhammed Astal, El-kijadetu fi dav’i el-ajat el-kur’anijeh, vep.cit., f. 84-100; Nehhal, Hamad Muhammed, El-kijadetu ve el-xhundijjetu fi es-Sunneti en-Nebevije, vep. cit., f. 64-83.

[2] Shih: Utejbi, El-enmat el-kijadije…., vep. cit., f. 67; Talib, Delil et-tedrib el-kijadij, vep. cit., f. 63-68; Mahmud Muhammed Astal, El-kijadetu fi dav’i el-ajat el-kur’anijeh, vep.cit., f. 49-100; Peter Northouse; Leadership: Theory & Practice, f. 189; 230.

[3] Në një takim televiziv në programin El-ibdaë, në dhjetor të vitit 2015, duke folur përkitazi me shkathtësitë e lidershipit modern, foli qartë e thuktë, duke filluar me shkakun e krizës nëpër të cilën po kalon ymeti e që sipas tij përmblidhet në pesë pika:1- kriza e sjelljes me të gjitha format e saja, 2- kriza e prapambeturisë në kritere dhe standarde ndërkombëtare në arsimim dhe administratë, 3-kriza e efikasitetit me mungesë të produktivitetit, 4-kriza intelektuale dhe, 5- kriza e lidershipitKëto dy të fundit janë shkak i tre krizave të para. Pastaj vazhdoi duke përmendur një definicion të lidershipit i cili sipas tij është: aftësia për të shtyrë njerëzit drejt qëllimit. Pastaj vazhdoi diskutimin mbi çështjen e frymëzimit në lidership duke shpjeguar se lider frymëzues është ai që ka një ide të ndryshimit dhe që punon për hir të një kauze. Sipas disa studimeve, shton dr. Suvejdani, tiparet e liderit shkojnë përtej shifrës prej 225 sosh dhe 59 shkathtësi, prej të cilave dhjetë shkathtësi janë të rëndësishme e prej këtyre të dhjetave një është më e rëndësishmja. Kjo është shkathtësia për të analizuar personalitetet, organizatat dhe kompanitë. Sipas tij çdo lider njëherit është dhe drejtor dhe anasjelltas. Pastaj kaloi tek parimet në lidership dhe mos heqjen dorë prej tyre për asnjë interes, gjë kjo goxha e vështirë..Personalisht, këtë emision e kam veçuar si më të rëndësishmin dhe më mirin. Për këtë shkak edhe e kam bërë këtë përmbledhje.

Për ata që duan ta shikojnë emisionin në tërësi, ky është linku (i shfletuar për herë të fundit më 18 prill 2019): https://www.youtube.com/watch?v=zY6UEdXBTlo

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit