2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

LEXIMI I JASINIT PËR MBARËSI DHE SHËNDET

Më të lexuarat

Pyetje: A mundem t’ia lexoj Jasinin (suren “Ja Sin”) unë si prind djalit ose vajzës për mbarësi apo shëndet?

 

Në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon:

Juristët mulsimanë kanë përmendur se nuk dihet të ketë ardhur ndonjë hadith (transmetim) autentik (i vërtetë) profetik ku të përmendet ndonjë mirësi e veçantë për leximin e sures “Ja Sin”.

Në anën tjetër, Surja “Ja Sin”, ashtu si çdo sure tjetër e Kuranit, lejohet që të lexohet me nijetin (qëllimin) që përmes këtij leximi të Kuranit të ndihmohemi në kryerjen e nevojava që kemi. Ky lejim bazohet në thënien autentike profetike: “Kush lexon Kuran le t’i lutet Allahut përmes tij (leximit të Kuranit). Faktikisht do të vijnë njerëz që do ta lexojnë Kuranin [jo për t’i kërkuar Allahut, por] duke u kërkuar njerëzve përmes tij [u kërkojnë njerëzve shpërblim (të holla) përmes leximit të Kuranit, ose në mënyrë direkte ose tërthorazi]”; d.m.th. që muslimani, përmes leximit të Kuranit (apo pas leximit të Kuranit) le t’i kërkojë (t’i lutet) Allahut (për) çfarë të dojë prej çështjeve (të lejuara) të dynjasë dhe amshimit dhe të mos i kërkojë njerëzve asgjë për leximin që i bën Kuranit.

TEUESULI-AFRIMI-NDËRMJETËSIMI TEK ALLAHU

Pra, nëse muslimani që di të lexojë Kuran në origjinal (në arabisht), e lexon një pjesë kuranore (suren “Ja Sin”, apo një sure / pjesë tjetër kuranore, apo një ajet çfarëdo kuranor) dhe pastaj i lutet Allahut që pëmes këtij adhurimi të leximit të Kuranit apo për hatër të tij, t’ia ruaj fëmijët e tij dhe t’u japë atyre shëndet dhe mbarësi, apo bën çfarëdo lutje tjetër (që e ka lejuar feja islame), kjo gjë vlen, pasi leximi i Kuranit për shërim, mbarësi dhe çdo qëllim tjetër të lejuar qëndron, bazuar në transmetimin profetike të përmendur më sipër dhe në faktin e ditur se i gjithë Kurani është shërim dhe përbën bekim.

KUSHTET E PRANIMIT TË LUTJES

Kurse nëse personi nuk di të lexojë arabisht, atëherë ai mund të lexojë me përqendrim kuptimet në shqip të kapitulli të Kuranit të emërtuar “Ja Sin” (apo çdo pjesë tjetër të interpretimit të Kuranit në gjuhën shqipe) me qëllimin e adhurimit “të leximit të interpretimeve të Kuranit dhe fitimit të shpërblimit për këtë” dhe pas këtij leximi i lutemi Zotit që për hatër të këtij adhurimi të na pranojë lutjen tonë dhe pastaj bëjmë lutjet e dëshiruara për vete apo për çdo musliman të gjallë a të vdekur!

Allahu e di më së miri!

Altin Torba /jetaever8.de

 

 

Burimi

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit